Gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit/ Kandidatët, 7 ditë kohë për të aplikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme ka shpallur zyrtarisht thirrjen për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kandidatët thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme kanë 7 ditë kohë për të aplikuar, teksa duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë brenda datës 17 shtator.

Thirrja për aplikim vjen pasi drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen së bashku me 12 drejtuesit e policisë në qarqet e vendit.

Shpallet thirrja për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpall sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Linku:

https://mb.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-pozicionin-e-drejtorit-te-pergjithshem-te-policise-se-shtetit/

Thirrja përmban kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin e lartë drejtues, dokumentacionin, mënyrën, afatin e dorëzimit dhe vlerësimit.

Kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat për aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin nr. 160, datë 2.9.2024.

Ministria e Brendshme inkurajon të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

/e.t

Të fundit

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve...

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Lajme të tjera

Web TV