Denaj: Rritje e kapaciteteve njerëzore dhe laboratorike për sigurinë ushqimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e 55-të të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), të organizuar këtë vit në Tiranë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi arritjet e Shqipërisë në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë.

Sipas saj, arritjet përfshijnë përputhjen e kuadrit ligjor me standardet e BE-së, si dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe laboratorike për të zbatuar legjislacionin përmes kontrollit të inspektimeve, analizave laboratorike dhe certifikimit të produkteve me origjinë bimore.

“Auditimi i fundit i DG SANTE, vlerëson Shqipërinë pozitivisht për monitorimin e mbetjeve të produkteve veterinare, pesticideve dhe kontaminantëve”, soli në vëmendje Denaj.

Ministrja theksoi se Shqipëria ka miratuar Strategjinë e Sigurisë Ushqimore 2023-2027, si dhe po punohet për ligjet e reja për shëndetin e kafshëve dhe bimëve, në përputhje me standardet e BE-së.

“Sipas Eurobarometrit 2022, besimi i konsumatorëve shqiptarë ndaj institucioneve është rritur me 13% krahasuar me 2019”, u shpreh ajo. S.B

Të fundit

Abuzimet e Bankers, Tatimet zbardhin skemën

Drejtoria e Tatimeve ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket abuzimeve në kompaninë “Bankers Petroleum” që çuan në...

Tedi Blushi i kthen përgjigje Kryemadhit: “Dëgjova disa aludime, por nuk harxhoj energji”

Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta...

Vllaznia e mbyll me humbje fazën përgatitore në Slloveni

Vllaznia është mundur dhe në miqësoren e fundit duke e mbyllur në këtë mënyrë fazën përgatitore në Slloveni. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 2-0...

Zgjedhje në Tiranë? Rama mesazh drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur nga 11 maji për qarkun e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit, raporton...

Guardia Di Finanza publikon pamjet e sekuestrimit të pasurive të Suel e Mario Çelës

Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e operacionit ku u sekuestruan pasuritë e vellezërve Suel dhe Mario Çela, me vlerë rreth 4 milionë euro. Mediat italiane...

Lajme të tjera

Web TV