Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pse punëdhënësit fyejnë inteligjencën e punëtorëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga: Labinot Kunushevci

Cila është pika juaj e dobët? Si reagoni kur bëheni nervoz? A jeni tip që ankoheni shpesh? Pse duhet t’ju pranojmë juve në punë dhe jo kandidatët e tjerë? Ku e shihni veten pas 5 vjetësh? A pranoni të punoni nën presion dhe pas orarit? Ju me këtë mbiemër që mbani, nga cili vend vini? Sa do t’ju mjaftonte një pagë mujore?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet idiote të punëdhënësve idiotë.

Shumica e punëkërkuesve ballafaqohen me pyetje të tilla kur intervistohen nga një komision apo punëdhënës në një konkurs pune. Dhe, për më keq, mundohen t’i nxitin të flasin keq për ish-punëdhënësit apo kompanitë/institucionet ku kanë punuar më herët, dhe me çdo kusht të nxjerrin informacione apo përshtypje të këqija.

Për shumicën e institucioneve publike, dyshoj se para përgatitjes profesionale, kërkohen katër kushte të tjera: 1. Krahu i fortë; 2. Dëgjueshmëria absolute; 3. Dora e lirë; 4. Lëkura e butë. CV-ja e pasur është vlerë e preferuar dhe e shtuar, por jo domosdoshmëri, e besa, në shumë raste, edhe pengesë.

Mënyra si shpallen konkurset, si bëhet aplikimi, si vendosen kriteret e vlerësimit, si realizohet testimi dhe intervistimi i kandidatëve, deri te rekrutimi përfundimtar, janë fyerje e inteligjencës dhe e dinjitetit të një profesionisti potencial, sidomos kur kryhen të gjitha procedurat, ndërsa emrin e kandidatit të kontrabanduar e kanë siguruar para konkursit në mënyrë meteorike, me rënie të fuqishme nga qielli i nepotizmit, me retë e zeza politike.

Kudo ku shkoni në botë, në cilin do institucion të aplikoni në botë, me çfarëdo komisioni të ballafaqoheni në botë, udhëtoni ku të doni, në vendet post-koloniale, sprovat janë aq atipike, sa s’di kush mund të ta fyejë më shumë inteligjencën sesa punëdhënësi. Sepse ti pas sa e sa studimeve, hulumtimeve, përvojave, dëshmive profesionale, udhëtimeve, kualifikimeve dhe njohjeve ndërkombëtare, në fund mund të përfundosh përballë pyetjeve idiote që t’i shtron një idiot, nga pozicioni i komisionit vlerësues, për cilësinë e shërbimeve tua, për kompetencat tuaja, për arritjet tuaja. Ku ka kështu në botë, që analfabeti funksional ta merr në pyetje profesionistin e dëshmuar? Madje, a kishte kështu në diktatura dikur?

Jo rrallë herë kur hyjmë në një institucion, në një sektor apo zyre administrative, shohim që vendin e një eksperti e kanë zënë shtatë amatorë.

Punën që mund ta kryejë një ekspert me kompetencë, e improvizojnë shtatë amatorë dhe analfabetë funksionalë, që improvizojnë se po punojnë, vetëm e vetëm për t’i mbajtur ato pozita, për t’i marrë ato paga dhe për t’u shpërblyer hipotekat elektorale të politikanëve ndaj burimeve të votave.

Aty shkojnë shtatë paga të kota, sepse ato shtatë koka të thata, dikur ishin burime të mbushjes së shtatë kutive me vota. Sepse institucioneve që u ka humbur kredibiliteti, u përshtaten punëtorët, shërbyesit dhe zyrtarët të jenë sa më shumë analfabetë, inferiorë dhe idiotë, sa më pak të kualifikuar dhe të përgatitur, sa më pak kompetentë dhe të ditur, sa më pak kërkues dhe vigjilentë, që kontrolli mbi ta dhe shfrytëzimi i tyre të jetë sa më i suksesshëm.

Por, punësimi i analfabetëve mund t’u kushtojë me pasoja të rënda institucioneve apo kompanive, sepse kur ata punëtorë analfabetë fitojnë pozita vendimmarrëse, marrin vendime të jashtëligjshme duke diskriminuar persona të ndryshëm, të cilët, si palë të dëmtuara, ankohen dhe paditin institucionet, duke fituar rastet në gjykatë dhe duke i detyruar institucionet t’i dëmshpërblejnë ata si viktima. Dhe, pasojat nuk janë vetëm buxhetore, por edhe kredibile, sepse ulin prestigjin dhe reputacionin e institucionit apo të kompanisë, e cila, përmes vendimeve arbitrare, shkel ligjin duke mos përfillur asnjë kriter, procedurë apo parim juridik ose profesional.

Në një shoqëri ku tridhen intelektualët dhe resurset profesionale, edhe ajo pak fije shprese e mbetur, shuhet përjetësisht. Kërkohen punonjës të dëgjueshëm, të nënshtruar, të pavetëdijshëm, që s’kanë mendim kritik as vizion, pa ambicie dhe pa vullnet, që mjaftohen me mbijetesë, që varen nga një pagë, që punojnë si skllevër dhe servilë të pushtetit dhe të grupeve të interesit dhe që s’dinë dhe s’guxojnë të ankohen asnjëherë.

Biznesmenët dhe oligarkët kapitalistë i shohin punëtorët si robër dhe jo si kontribuues. Krenohen se me pagat që u japin, i mbajnë familjet e tyre me bukë. Pra, kontributin e tyre për kompaninë, së cilës ia rritin fitimin dhe prestigjin, konkurrencën dhe suksesin, me plot sakrificë e mund, në kushte jo çdoherë të drejta e të favorshme, nuk dinë ta vlerësojnë, sepse paga që ata u japin punëtorëve, u duket një lloj filantropie, gjë që tregon mentalitetin e tyre primitiv, provincial dhe fisnor.

Dhe jo rrallëherë mundohen të interferojnë në detyrat, në të drejtat dhe në planifikimet e profesionistëve brenda institucionit, organizatës apo kompanisë, duke i cenuar apo shpërfillur propozimet dhe kërkesat e tyre, në cilësinë e drejtorit apo menaxherit, me kompetencën autoritare të një narcizoidi që përzihet kudo, sepse u duket vetja se janë shumë të mençur dhe inteligjentë, pasi nuk pranojnë kritika. Ata mendojnë se kanë zgjidhje për çdo problem, si me shkop magjik, për t’i penguar, për t’u vendosur barriera, për t’i ndëshkuar, në vend se t’u ofrojnë bashkëpunim, mundësi dhe hapësirë, në vend se t’i motivojnë e t’i shpërblejnë profesionistët.

Punëdhënësit idiotë nuk i falenderojnë profesionistët në vendin e punës. Nuk i motivojnë as lavdërojnë. I ikin ballafaqimit me ta, përshëndetjes me ta, përgjegjësisë ndaj tyre. Ikin nga mbledhjet e profesionistëve që organizohen për të mirën e një institucioni sepse nuk kanë kredibilitet. Autoritetin e shtrijnë duke shkruar mesazhe arbitrare dhe skandaloze në komunikimet e rrjeteve sociale. Duken karizmatikë, kanë shumë vetëbesim dhe siguri, por i kanë gjasat e larta të dështojnë derisa e mendojnë stafin si një grup delesh, ndërsa veten një bari.

Vetëm ata që kanë pasur përvojë me idiotë të tillë e dinë çfarë karakteri të dobët kanë këta punëdhënës që favorizojnë punëtorët servilë në institucionet që drejtojnë, të cilët si “zagarë” i aktivizojnë. E shpërblejnë maksimalisht një punëtor servil, ia rrahin shpindën, e ilustrojnë tek stafi tjetër si “punëtori më i mirë”. E po, po, është “më i miri”, sepse është më i dëgjueshmi.

Pra, është servil i rrënjosur, që s’ka mendim kritik, që lufton vetëm për një pagë dhe për një pozicion, pa ambicie zhvillimi në karrierë. Që nuk ka guximin asnjëherë të kundërshtojë, të jap vërejtje, të shtrojë kërkesa dhe të këmbëngulë në to, sepse kjo nuk i pëlqen patronit të tij, të cilit i gjunjëzohet, si qeni të zotit të tij. Madje servili i tillë e qorton një profesionist që insiston të respektohen disa principe, rregulla dhe standarde sepse frikësohet që një qasje e tillë do t’i kushtojë me reputacion apo vend pune. A mos ndoshta këta janë servilë të lindur?

Unë kam miqësi me shumë njerëz që kanë bindje të ndryshme prej meje, me të cilët na ndajnë mendime, qëndrime, botëkuptime dhe vlera të ndryshme, por brenda kulturës së debatit. Por, të vetmit njerëz të pakurrizorë ndaj të cilëve nuk kam fare respekt janë tri kategori: 1. Njerëzit sevilë; 2. Njerëzit me karakter të dobët moral; 3. Njerëzit destruktivë që përpiqen të dëmtojnë apo cenojnë aty ku kanë mundësi.

Një gjë e them me plot siguri sociologjike: servili asnjëherë nuk mund të bëhet lider i suksesshëm, as ai që i shpërblen servilët nuk mund të bëhet lider i suksesshëm.

Për dallim prej punëtorit idiot, profesionisti që e respekton mundin e tij, e di se integriteti është më i lartë se çdo pozicion apo autoritet tjetër që do të mundë ta fitonte apo mbante kohëgjatë me servilitet, lojalitet, oportunizëm dhe dëgjueshmëri absolute ndaj drejtorit – karakteristika këto që ua kënaqin egon liderëve fiktivë.

Të tillët, nga vetëkënaqësia e tepruar, përbuzin institucionet tjera, se gjoja ato nuk punojnë fare, vazhdimisht improvizojnë dhe nuk japin kurrfarë kontributi. Jemi vetëm ne ata që punojmë në këtë botë, thonë idiotët punëdhënës që kanë krijuar këtë narracion shpifës dhe mohues. Dhe s’di ku e gjejnë atë kurajo të rrejshme të krijojnë iluzione publike duke gënjyer se e përdorin një x platformë apo e ofrojnë një x shërbim, vetëm për ta ngritur reputacionin, që në fakt nuk qëndrojnë.

Gravojeni këtë mësim në mendjen tuaj: mohimi i meritave të të tjerëve vjen nga karakteri i çkyer copë-copë.

Për çfarë karakteri po flasim kur një punëdhënës në vend se t’i motivojë, inkurajojë dhe shpërblejë punëtorët e mirë ose t’i kritikojë me gjuhë motivuese, i krahason me ish punëtorët që kanë punuar më herët në pozitat e tyre, duke u thënë se ata ishin shumë më të mirë se ju në këtë detyrë. Dhe këtë ua thonë në prezencë të kolegëve tjerë të punës.

A ju ndodhë ndonjëherë një punëdhënës të ju qortojë në perzencë të klientëve/kolegëve? Nëse po, ikni nga ai vend pune. Respektojeni vetveten! Dinjiteti juaj vlen më shumë se paga që ju jep një punëdhënës idiot. Sepse ajo as nuk është këshillë, por është përbuzje. Vërejtja jipet në formë private dhe jo në publik. Jepuni një leksion këtyre punëdhënësve që të mos veprojnë më me të tjerët si me ju, ndryshe do të mbeten pa profesionistë.

Por, mos harroni: lidershipi nuk mësohet në shkollë, as në universitet e as në trajnime e kurse të ndryshme, nuk mësohet as përmes librave apo skriptave, as në gazeta, as në rrjete sociale, as në dokumentarë. Lidershipi është shkencë në vete. Një lider i vërtetë organizate e ruan kompaktësinë e ekipit dhe nuk pretendon se mund të flasë për çdo temë dhe ta diktojë çdo profesionist në vendin e punës. Fjala vjen, nuk i shet mend sociologut për sociologji, mjekut për shëndetësi, kimistit për kimi, historianit për histori, sado të pretendojë se “i ka shoshitur temat e tyre”.

Shoqëria jonë ka krijuar “mitin e trajnimeve”. Shumë institucione publike dhe organizata qeveritare kanë imponuar idenë se një trajnim mund ta bëjë dikë lider të suksesshëm. Shumica e trajnimeve funksionojnë me logjikën e fitimit sepse aty përfitojnë organizatat që akreditohen për ofrimin e trajnimeve dhe përfitojnë trajnerët ligjërues me meditje të majme. Por unë njoh shumë njerëz që kurrë nuk kanë kryer një trajnim për udhëheqje dhe menaxhim, por janë liderë të shkëlqyeshëm. Sa drejtorë shkollash publike e private njoh që kanë kryer trajnimin “Udhëheqja në arsim”, por janë drejtorë jashtëzakonisht të dobët. Sa biznesmenë kanë kryer trajnime mbi ndërmarrësinë, por kanë dështuar në bizneset e tyre. Sa mësimdhënës kanë kryer trajnime mbi kurrikulën arsimore, por janë pedagogjikisht të dobët. Unë kurrë nuk kam kryer një trajnim mbi udhëheqjen e një shkolle apo udhëheqjen e një organizate, por puna ime ka dëshmuar ndryshe prej atyre që krenohen me dosjet e tyre përplot letra A4, që shkëlqejnë nga vulat dhe nënshkrimet e “autoriteteve”. Në këtë botë, ose matesh me letra ose matesh me vepra. Ose kënaqeni kur të tjerët ua vulosin certifikatat ose lumturoheni kur ju i vulosni rezultatet e tua. Dikujt tërë jeta i shkon duke ndjekur trajnime, por kurrë nuk arrinë të krijojë apo zhvillojë diçka unike për shoqërinë e vet. Atëherë, pse lodhen këta persona?

Madje, nëse largojnë profesionistë nga puna, nuk ndahen në mënyrë korrekte me ta, por krijojnë armiqësi, u shpallin luftë dhe provojnë t’i degradojnë në shoqëri me narracionet negative që krijojnë për ta se nuk kanë pasur asnjë vlerë, se s’kanë ditur të përshtaten në punë apo se s’kanë ditur të komunikojnë. Kur profesionistët largohen nga puna për shkak të pakënaqësisë së tyre me menaxhimin e organizatës, drejtuesit do ta manipulojnë arsyetimin e tij duke shpifur arsye banale për tërheqjen e tyre. Kjo është vetëkënaqësia e punëdhënësve idiotë. Ndërsa këtyre “punëdhënësve perfeksionistë” u vlojnë problemet nga brenda! Aq komunikues “të zgjuar” që janë!

E kur këta punëdhënës qëllojnë antifetarë, e zezë dita! Edhe aty ku nuk ndërhyhet, i futin hundët e ndyta. Pra, diskriminojnë, përjashtojnë dhe fyejnë punëtorët besimtarë myslimanë për shkak të besimit. Dhe krejt arritjet, potencialet, kompetencat, aftësitë e tyre, i zhvlerësojnë për shkak të besimit. Pra, nuk dinë ta bëjnë dallimin ndërmjet besimit dhe aftësive profesionale, pasi profesionisti duhet të çmohet për aftësitë që ka dhe kontributin që jep, jo të favorizohet apo diskriminohet për shkak të (mos)besimit.

Idiotësia arrin kulmin kur këta punëdhënës shohin progres të hatashëm të profesionistëve në kompanitë apo institucionet që drejtojnë, shohin që ata po zhvillojnë kompetenca dhe dije që tejkalon nivelin e tyre, vendosin të përdorin metoda për neutralizimin dhe pengimin e tyre në progres, duke parë rezultatet e tyre si konkurrencë që rrezikon privilegjet dhe pozicionet e tyre të pamerituara, nganjëherë të uzurpuara ilegalisht.

Çfarë të themi për punëdhënësit paranojakë? Sa shumë që janë. Çfarë torture përjetojnë nga paranojat që u sillen vërdallë në kokë. Duke u frikësuar nga vetë stafi i tyre. Nga vetë bashkëpunëtorët që dikur u kanë besuar shumë, të cilëve vetë u kanë ofertuar bashkëpunimin – jo pse ata kanë vrapuar pas tyre.

Lexo edhe :  Berisha në festë: Dallga që na goditi nga përtej Atlantikut, merr fund me fitoren e Trump

Frika se mos po dëmtohen nga punëtorët e tyre, mos po ua kompromiton dikush kompaninë apo organizatën, mos po formon dikush ndonjë sindikatë përbrenda, mos po interferon dikush në ndonjë proces.

Epo kjo sëmundja e paranojave nuk shërohet lehtë. Kjo sëmundje kur metastazon, punëdhënësit që vuajnë prej saj, fillojnë të frikësohen edhe nga vetvetja. Madje, në imagjinatën e tyre shpikin lloj-lloj marrëzie – “rreziku” që në fakt, nuk vjen nga profesionistët e vërtetë, por vjen nga armiqtë e tyre imagjinarë që janë produkt i paaftësive menaxheriale.

Ata i ngjajnë atyre qytetarëve që kanë vendosur të ndërtojnë bunkera për t’u mbrojtur dhe strehuar nga “rreziku i luftrave botërore”! Një “bunker” i madh zihet në kokën e punëdhënësve idiotë.

Ç’është më e keqja dhe më fatalja në këto fenomene: xhelozia e ndërsjellë e profesionistëve dhe kolegëve në punë, ku mjeku xhelozon mjekun, mësimdhënësi xhelozon mësimdhënësin, hoxha xhelozon hoxhën, polici xhelozon policin, dhe krijohet një atmosferë mosbesimi në punë në raportet profesionale. Dhe kjo i nxitë faktorët e mosbashkëpunimit dhe dështimit kolektiv.

A dëshironi ta njihni një idiot të kalibruar: nëse e dëgjoni një punëdhënës duke ju thënë se ai nuk ju maltreton dhe ju ofron liri akademike apo organizative në punë, se nuk ju shan apo nuk ju fyen, se nuk ju diskriminon apo nuk ju censuron, binduni se keni të bëni me një idiot, i cili, të drejtat e punëtorit që ia garanton shteti, ai i trajton si privilegje që ua jep punëtorëve. Sepse maltretimi dhe kushtëzimi, fyerja dhe sharja, diskriminimi dhe censura janë të sanksionuara me ligj dhe konsiderohen shkelje etike. Andaj, nëse një punëdhënës nuk i aplikon këto, do të thotë se ai po tregohet korrekt me ligjin dhe korrekt me punëtorët, jo se po i privilegjon dhe nderon ata. Drejtësia është privilegj vetëm në mendjet e idiotëve. Drejtësia, vërtet, është e drejtë themelore në mendjet e inteligjentëve.

Deri në atë pikë kur disa punëdhënës kanë një të kaluar me shumë vuajtje për shkak të rrethanave të ndryshme në të cilat kanë jetuar e kaluar dhe nuk duan ta pranojnë realitetin e ri, duke i detyruar edhe punëtorët apo profesionistët e tyre të vuajnë njësoj, duke u krijuar situata të pafavorshme, torturimi dhe persekutimi në rrugëtimin e tyre profesional.

E si mund të jenë këshillues karriere ata që s’kanë krijuar karrierë për vete dhe kanë dështuar në jetë? Kanë dështuar të udhëheqin kompani serioze, nga një moment kur janë krenuar se kanë shumë punëtorë që i udhëheqin me “delikatesë”, në një situatë ku i ikin edhe profesionistët më të mirë të disa fushave të cilët kurrë nuk do të mundë t’i kthejnë ose zëvendësojnë. Dhe kur i humbin resurset më të mira njerëzore, arsyetohen se nuk ka profesionistë të mirë në këtë vend. Në fakt, ka profesionistë në Kosovë, por ata po vetëdijesohen që të mos punojnë më për menaxherët idiotë. Ata po lirohen dita-ditës nga skllavëria moderne. Dhe këtë mesazh si duket kanë filluar ta marrin kapitalistët grabitçarë idiotë.

Menaxherët idiotë, në variantin më të fundit kur improvizojnë se po ndryshojnë, se po reflektojnë, se po vendosin të respektojnë rregullat dhe principet, ndodhë vetëm atëherë kur mbështeten për muri, kur janë në zor, kur kanë shumë nevojë për ata profesionistë që dikur i përbuznin, kur fillon t’u rrezikohet cilësia e organizatës, kompanisë apo institucionit që drejtojnë dhe kur nuk munden më të improvizojnë – u shterret improvizimi, atëherë thërrasin profesionistët që kanë ikur prej tyre, që të kthehen në pozicione, me kushte dhe premtime të reja. E kush ju beson më këtyre?

Kur punëtorët kërkojnë më shumë të drejta dhe mundësi, punëdhënësit idiotë i akuzojnë ata se nuk janë fleksibilë apo bashkëpunues. Premtojnë shumë kushte dhe nuk tregohen seriozë në realizimin e tyre. Premtimet i japin për t’i mashtruar punëtorët, për ta blerë qetësinë e tyre sociale, për t’u krijuar iluzione, si një aftësi populiste e tyre e shprehur në atmosferë menaxhuese pune.

Nuk dinë të bëjnë balancimin ndërmjet aftësive dhe dobësive, sukseseve dhe dështimeve apo neglizhencave të punëtorëve, duke mohuar punën e tyre sikur ata s’po punojnë gjë. Duke favorizuar, lavdëruar dhe privilegjuar punëtorë të caktuar, ndaj të cilëve përdorin standarde të dyfishta.

E si mund të jetë inteligjent një menaxher që është i pushtuar nga mentaliteti militantist pas një lideri politik ndaj të cilit ka zhvilluar kultin e adhurimit të verbër? Ai, edhe nëse ndonjëherë do t’i thyhej ndonjë iluzion apo do të bindej se ka qenë i mashtruar, prapë do ta dojë atë lider për inati të vetvetes. Do ta dojë edhe për shkak të urrejtjes që ka ndaj të tjerëve.

Disa besojnë aq shumë në moralin personal, saqë duan t’i imponojnë vlerat e tyre morale si standarde në institucionet që drejtojnë dhe duan të imponojnë autoritet duke diktuar moralin e tyre. Kështu ata injorojnë një gjë që s’duhet ta tejkalojnë: institucionet apo kompanitë duhet të krijojnë strategji dhe rregullore duke marrë për bazë shumë faktorë, modele dhe referenca, jo duke u nisur nga morali personal i udhëheqësve.

Edhe kur një profesionist vlerëson se duhet t’i përdorë kompetencat e tij të pavarura profesionale, cenohet dhe pengohet nga lojaliteti dhe arbitrariteti i drejtorëve dhe i menaxherëve. Kjo tregon se punëtorët janë instrumente dhe pengje të eksploatuara, jo resurse profesionale, pa të cilët kompania apo institucioni s’do të mundë të funksiononte. Dhe kur t’i humbin kontribuuesit kryesorë të kompanisë apo të organizatës, përpiqen t’i kamuflojnë dhe korrigjojnë qasjet e tyre të gabuara, por është vonë, nuk mund t’i kthejnë më.

Sipërmarrësve nuk u intereson mirëqenia, dinjiteti dhe zhvillimi i punëtorëve dhe as i ekspertëve. I shfrytëzojnë vetëm si resurse në funksion të synimeve që ka institucioni apo kompania që ata drejtojnë. Kur nuk ju duhen më, i përjashtojnë në mënyrë mosmirënjohëse dhe injoruese. Ata duan t’ua sfidojnë psikologjinë njerëzore kur i vendosin në pozicione negocimi, kur ua cenojnë integritetin fizik, moral dhe profesional. Kur në institucione punësojnë familjarë të tyre, ku këta të fundit, me paaftësinë e tyre emocionale dhe profesionale, nxjerrin atë kafshën nga brenda ndaj stafit profesional, ngase hierarkia familjare e etabluar në strukturat e institucionit u jep rehati. Pa përjashtuar që këta nganjëherë bëhen edhe spiunë kryesorë të punëdhënësve.

Për punëdhënësit idiotë nuk mjafton një biografi (CV) e pasur me një letër motivuese, përvojat dhe referencat profesionale, paraqitjet e arritura, rezultatet në test dhe në intervistë, dëshmi të ndryshme të punëkërkuesit, qëndrimet dhe aftësitë premtuese mbi vizionin e kompanisë, por ia kërkojnë kandidatit edhe një dokument: “Vërtetim mbi aftësitë fizike dhe mendore”.

Dhe për ta kuptuar më mirë këtë maskaradë, në kërkesë ia bashkëngjisin dy adresa të të dy klinikave me të cilat kanë marrëveshje përfitimi apo lidhje të afërta, ku kandidati mund t’i kryejë “analizat dhe kontrollet e aftësisë”, për të cilat dyshoj se qëndrojnë mirë vetë ata si punëdhënës, të cilët, për paradoks, kur duan ta refuzojnë një kandidat mjaft të përgatitur, nga arsyet banale dhe idiote që gjejnë, thonë se kandidati është i mbikualifikuar, apo se nuk ka pasur kundërkandidat të denjë, pasi mbikualifikimin e shohin si problem dhe jo si vlerë të shtuar.

Frikësohen nga rivaliteti, konkurrenca dhe dominimi që mund të vijnë nga mbikualifikimi, që më shumë është një paranojë e tyre. Të frikësuarit janë njerëzit më të guximshëm, pra, që kanë guximin për të fshehur frikën ndaj tjetrit, që burimin e ka te e panjohura, paaftësia, mungesa e besimit dhe e kompetencave. Sepse këtë nuk e lejon kontradikta ndërmjet të mbikualifikuarve dhe idiotëve, të atyre me përvojë të dëshmuar dhe të atyre me përvojë të improvizuar.

Të mos flasim për vërtetimin mbi të kaluarën kriminale, pasi shteti ka të drejtë ta hetojë secilin qytetar dhe të qenët nën hetime nuk duhet ta sanksionojë një kandidat nga punësimi derisa të vërtetohen apo të konfirmohen dyshimet. Por këto janë paradokset dhe anomalitë e një shoqërie që mbijetesën e ka luks.

Shtrirje e idiotëve gjithandej shoqërisë, në çdo sferë, sektor, institucion, mjedis apo media.

Sot punëkërkuesit e pakënaqur ankohen për papunësi, informalitet ekonomik, diskriminime, shkelje të të drejtave, mungesë të kushteve, paga të ulëta, shfrytëzime e kushtëzime, mosrespektim të kontratës, që manifestohen si një formë skllavërie moderne kapitaliste, por fyerja e dinjitetit dhe e inteligjencës që u bëhet është krimi më i madh, gjurmët e të cilit po vërehen në turmat e pafundme të migrimit të të rinjve.

Karakteri kompleks i njeriut nuk lexohet me një përgjigje të shpejtë apo të përgatitur në një intervistë pune, me një format të shabllonizuar të intervistimit, që e vë kandidatin në siklet dhe ia sfidon sinqeritetin dhe spontanitetin. Prandaj nga pyetjet e lartpërmendura idiote të punëdhënësve nuk mund të njihet potenciali i kandidatit.

Reagimet e punëtorit në situata komplekse varen nga llojet e ndryshme të inteligjencave të tij në varësi të kushteve dhe rrethanave të punës. Por kur punëdhënësi e humb ekuilibrin mendor dhe emocional, synon të marrë punëtorë me ndjenja të ndrydhura, qenie inferiore, që nuk zhvillojnë aftësi të mbijetesës në kushte të jashtëzakonshme, që të krijojnë varësi prej tij si nga patroni, që nuk kanë prirje për t’u ngritur në pozitë apo për t’u pavarësuar, në mënyrë që t’ua diktojnë reagimet emocionale, sepse e di se i pret një punë, një atmosferë, një terren në të cilin sistem ai nuk ka investuar për kushte pune që i japin profesionistit rehati.

Një sistem ku ai ka lidhur nyje, ka krijuar konflikte, ka lënë probleme të pazgjidhura, ka reduktuar e ngatërruar kompetenca, ka ndërhyrë arbitrarisht në procese avancuese, ka zhveshur vlera njerëzore dhe principe morale, ka forcuar ashpërsinë e konkurrencës jolojale dhe s’ka arritur të ndërtojë hierarki, duke i bërë të gjithë të sillen “shefa” me njëri-tjetrin.

Kanë dëshirë vetëm të diktojnë rregulla, aktivitete dhe procese nga distanca, të kërkojnë llogari nga punëtorët, jo duke bashkëpunuar me ta e duke qëndruar pranë tyre me mbështetje.

Në këtë sistem pune, nervozizmi, si “pikë e dobët e punëtorit”, për të cilën pyet punëdhënësi, është reaksion i pashmangshëm dhe eksplodues, në një sistem që s’duhet të ketë reagim, pakënaqësi, kritikë, revoltë, kërkesë, përveçse nënshtrim ndaj punëdhënësit, ndrydhje emocionale ndaj realitetit, shpërfillje dhe degradim në raport me kolegët dhe automatizim ndaj rolit në punë.

Një kandidat i përgatitur, me vetëbesim, i pakrahasueshëm, i pavarur, që konkurron me vlerat e veta, nuk ka pse t’i përgjigjet punëdhënësit për kandidatët e tjerë apo ta barasvlerësojë veten me të tjerët që presin në radhë të hyjnë në intervistë.

Se kush është më i aftë dhe më i përgatitur; kush ka përvojë dhe suksese më shumë; kush shfaq më shumë oratori dhe elokuencë; kush është më premtues dhe më bindës për vizionin e kompanisë; kush e ndien veten pjesë të projektit të kompanisë; çfarë ambicie kanë në karrierë; kush do ta rritë më shumë prestigjin dhe fitimin e kompanisë; si do të kontribuojë në arritjen e rezultateve, pritjeve dhe objektivave; kush është më servil, më oportunist, më i nënshtruar, më lojal, më inferior, më pak kërkues, më i varur apo më i dëgjueshëm, në mesin e konkurrentëve, nuk mund të definohet në një format interviste 30 minutash. Kjo e vë secilin punëdhënës në pozicion të rrezikshmërisë. Prandaj migrimi është reaksion i narracionit dhe i skenarit fyes ndaj inteligjencës së punëtorëve dhe profesionistëve, që tregojnë tendencat rigoroze dhe arbitrare të punëdhënësit për kontroll absolut mbi ta. Sepse kjo nuk përjetohet si disiplinë apo kulturë e punës, por si shtypje.

Jam i vetëdijshëm se t’i kritikosh këta idiotë do të fitosh shumë urrejtje prej tyre dhe kjo ka një çmim që paguhet. Por asnjëherë nuk i jam frikësuar çmimeve. Por prapë jam bindur se më mirë është të kritikohen njerëzit e zgjuar sesa idiotët. Po i kritikove të zgjuarit, do të të vlerësojnë, po i kritikove idiotët, do të të urrejnë.

Pakënaqësia e shoqërisë nuk e ka prodhuar migrimin e profesionistëve vetëm për shkak të papunësisë apo të kushteve të dobëta të punës, por edhe për shkak të qasjes shfrytëzuese, kontrolluese, kufizuese, fyese, bullizuese, cinike, seksiste dhe raciste në komunikimin apo në marrëdhëniet punëdhënës-punëtorë, apo punëdhënës-profesionistë, përkatësisht në ndarjen e roleve në punë, që kanë cenuar më të shenjtën e qenies njeri: dinjitetin.

Të fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Katari pezullon rolin e ndërmjetësit mes Izraelit e Hamasit

Katari ka pezulluar punën e tij si ndërmjetës në bisedimet e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe...

Berisha: Ministrat kishin përgatitur torta dhe shampanja për fitoren e Harris

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se fitorja e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka prishur festën qeveritarëve socialistë...

Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në spital 56-vjeçari

Një punonjës i policisë private ka humbur jetën sot gjatë orarit të punës në Tiranë. Siç bën me dije policia, 56 vjeçari H.D., ra në...

“Trump do ma heqë non gratën”/ Berisha i bindur, tregon prapaskenat me Yuri Kim

Sali Berisha u shfaq më shumë se i bindur se administrata e re amerikane, nën drejtimin e Trump, do ta heqë masën non grata...

Dua Lipa anulon turneun në Indonezi për motive sigurie

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka vendosur të anulojë ndalesën e turit të saj në Indonezi për shkaqe sigurie. Ylli 29-vjeçar i popit do...

Lajme të tjera

Web TV