Vallja e Rrajcës/ Ansambli i Përrenjasit merr çmimin e parë në festival në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Përrenjasit fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit dhe Paqes në Agropoli në Itali duke promovuar vlerat e jashtëzakonshme të kulturës shqiptare.

Padyshim Vallja e Rrajcës ishte qershia mbi tortë e cila bindi jurinë që çmimi i parë, mes disa vendeve të botës, ti shkojë Shqipërisë.

Djem e vajza të ansamblit përshkuan rrugët e qytetit të vogël me flamurin kuqezi për t’i dorëzuar trofeun kryetarit të Bashkisë Përrenjas.

Për valltarët ky çmim ishte shpërblim për punën e jashtëzakonshme, por mbi të gjitha krenari e përfaqësimit të Shqipërisë ndërkombëtarisht.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, kostumi plot ngjyra i Rrajcës, i qëndisur brez pas brezi nga zonjat e kësaj zone, solli gjithashtu në Përrenjas, çmimin e kostumografisë. S.B

Të fundit

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Lajme të tjera

Web TV