Shefja e Teknologjisë e OpenAI e mbështetur nga Microsoft, Mira Murati do të largohet nga firma e Inteligjencës Artificiale.
Murati, e cila ka origjinë shqiptare, ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për gjashtë vjet e gjysmë, dhe për pak kohë shërbeu si CEO në nëntor kur bordi shkarkoi bashkëthemeluesin Sam Altman.
“Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e çmon, megjithatë ky moment ndihet i duhuri”, shkroi në një mesazh për stafin e OpenAI që ajo postoi në X.
Altman iu përgjigj postimit në X të Muratit duke shkruar se “është e vështirë të vlersohet se sa shumë do të thotë Mira për OpenAI, misionin tonë dhe për të gjithë ne personalisht”. Ai shtoi se ndjen “mirënjohje personale ndaj saj për mbështetjen dhe dashurinë gjatë të gjitha kohërave të vështira”./E.Ç