Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS: Unë nuk jam nga ata që kam frikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për një emision televiziv për të diskutuar rreth aksionit opozitar ditën e sotme në Kuvend, ku pati përplasje mes dy kampeve politike.

Ky aksion opozitar dhe një protest që do të organizohet në 7 Tetor janë thirrje të vazhdueshme të Partisë Demokratike në shenjë të mosbindje civile, që pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji.
Ky i  fundit u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”.

Në fjalën e tij, Sula u shpreh se kohët e fundit ka marrë një kërcënikm nga një eksponent i Partisë Socialiste, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, i cili i ak thënë deputetit demokrat se së shpejti do të bëj një tjetër kallëzim ndaj Salianjit, me qëllim që ai të qëndrojë edhe më shumë në burg.

“Unë nuk jam nga ata që kam frikë. Unë kam një gjë të re që nuk do ta them emrin absolutisht, është një eksponent i PS-së që më ka thënë mua, sepse i kam të gjitha të dokumentuara që më thotë: Ai do rrijë prapë në burg sepse do e denoncoj edhe unë tani. Nuk ka rëndësi se kush. Kur e thotë eksponenti i PS-së që ai do rrijë në burg akoma, dmth këta të garanci të të dënojnë. Kjo është diferenca,” –tha Sula./kb

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV