Qeveria me strategji të re/ Mbështetja e bizneseve do të bëhet me kompensime e financiare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taksat nuk do të përdoren më si mjet mbështetje për bizneset. Qeveria në strategjinë e re të të ardhurave thotë se mbështetja dhe incentivat për sektorë prioritar nuk do të bëhet më përmes ndryshimeve fiskale apo normave të reduktuara tatimore, por me skema mbështetje duke u bazuar në kosto.

Të gjitha përjashtimet tatimore të cilat pas një analize që do të kryhet brenda vitit 2027, do të rezultojnë të panevojshme, pa efekt ekonomik dhe që nuk kanë ndikuar pozitivisht në ekonomi do të hiqen. Fokusi në eliminimin e përjashtimeve tatimore do të jetë tek tatimi mbi fitimin, akciza dhe TVSH-ja.

Aktualisht vendi ka të përjashtuara bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë nga TVSH-ja si dhe nga tatimi mbi fitimin me xhiro deri në 14 milionë lekë. Po ashtu ka norma të reduktuara tatimore në turizëm, bujqësi, industri apo ndërtim.

Po ashtu ka përjashtime nga TVSH-ja në import, norma të reduktuara nga akciza, apo taksat kombëtare, të cilat e bëjnë të pamundur mirëadministrimin fiskal thuhet në strategji.

Ministria e Financave thotë se vetëm favorizimi i bizneseve me xhiro deri në 10 milionë lekë për të mos paguar TVSH, apo deri në 14 milionë lekë nuk paguajnë tatim-fitim, ka bërë që me miliarda lekë ti mungojnë buxhetit të shtetit.

Përmes këtyre argumenteve, në strategji propozohet një skemë tjetër taksimi për biznesin e vogël, bazuar mbi të ardhurat dhe duke ju njohur një përqindje shpenzimesh.

Lexo edhe :  Samiti i NATO në Holandë, Rama ndan foton familjare nga pritja e Familjes Mbretërore

“Për bizneset e vogla është më oportune dizenjimi i një sistemi të thjeshtë tatimi mbi të ardhurat dhe shpenzimet e supozuara, duke përdorur një shkallë të pranueshme të tatimit për ta dhe njëkohësisht duke u lejuar zbritje të tjera, të cilat ulin më tej normën efektive të tatimit”, thuhet ndër të tjera në strategji.

Në strategji thuhet se do të punohet për të pasur politikë fiskale disa-vjeçare duke eliminuar ndryshimet e shpeshta tatimore, në këtë mënyrë ofrohet siguri për bizneset në planet e tyre të investimit. K.B

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV