Terroristët e Iranit synonin të sulmonin Athinën, ja kush ishte në shënjestër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një restorant hebre në qendër të Athinës dyshohet se u vu në shënjestër të terroristëve të lidhur me Iranin.

Sipas mediave të huaja, që nga viti 2020 janë regjistruar të paktën 33 sulme të tilla në vendet evropiane dhe në SHBA, për të cilat ose autoritetet vendase ose izraelite pretendojnë se janë përfshirë agjentë iranianë. Objektivat përfshijnë qytetarë izraelitë, organizata hebraike, si dhe disidentë iranianë dhe figura që kundërshtojnë regjimin e Teheranit.

Një nga këto raste ka të bëjë me një plan sulmi në Athinë që synonte ndërtesën që strehon qendrën hebraike Chabad dhe një restorant. Sipas provave të zbuluara nga autoritetet greke, Syed Fakhar Abbas, një pakistanez që jetonte në Iran, kishte rekrutuar një pakistanez tjetër, Syed Irtaz Haider, i cili banonte në Greqi, me qëllim për të kryer sulmin në ndërtesë.

Sipas dokumentit Abbas po punonte për një grup që do të paguante rreth 15,000 euro për vrasje. Të dy burrat shkëmbyen mesazhe ËhatsApp në janar 2023, në të cilat dyshohet se diskutuan nëse do të vazhdonin me një zjarrvënie apo sulm shpërthimi.

“Bëni punën në një mënyrë që të mos lini vend për ankesa prej tyre”, shkruhej në dokument.

Sipas dëshmive, Abbas duket se po përgatiste ndërlidhësin e tij, një bashkatdhetar pakistanez të quajtur Syed Irtaza Haider.

Në fund të vitit 2022, Abbas i bëri presion Haiderit të dërgonte imazhe të restorantit të Athinës. Ndërtesa dykatëshe, në një rrugë anësore në një pjesë të frekuentuar të kryeqytetit, strehon qendrën hebraike, e cila ka një dhomë lutjesh dhe restorant.

Autoritetet greke arrestuan Haider dhe një burrë tjetër me origjinë pakistaneze në vitin 2023, duke folur për “përçarje të një rrjeti terrorist që drejtohej nga jashtë dhe synonte të shkaktonte viktima njerëzore”. K.B

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV