Sa do të jetë buxheti 2025? Më i madhi në histori, por as social e as ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitin e ardhshëm Buxheti i Shtetit do të tejkalojë shifrën e 8 miliardë lekëve, niveli më i lartë në historinë e vendit. Ai do të jetë rreth 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti dhe i rritur me mbi 20 për qind krahasuar me atë të vitit 2022.

Fondi që do iu shpërndahet institucioneve vitin e ardhshëm është duke u hartuar, për të kaluar në komisionet parlamentare në mesin e muajit nëntor.

“Nga viti në vit kemi një rritje të buxhetit në dispozicion. Bëhet fjalë për një  shtesë fondesh në vlerën e rreth 300 milionë euro. Kjo bëhet e nevojshme në këtë fazë që zhvillimi po kërkon të ketë”, u shpreh Selim Blliku, ekspert për ekonominë.

Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i orientuar kryesisht te investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe mbrojtjen ushtarake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë pjesën më të madhe “të tortës” së buxhetit, gati 10 për qind, ndjekur Infrastruktura dhe Energjia, Kultura Ekonomia dhe Inovacionit dhe Arsimi dhe Sporti. Mbështetja buxhetore do të rritet edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Mbrojtjes.

“Ajo që bie në sy është fakti se “mbrojtja sociale” vijon të marrë pak mbështetje. Në dekadën e fundit buxheti i shtetit zgjeruar rritur me rreth 70 për qind kryesisht nga taksat mbi shtresën e mesme, por rishpërndarja e tij nuk ka shkuar në proporcion për rritjen e kësaj shtrese dhe mbrojtjen e të varfërve”, shton Blliku.

Veç mbrojtjes sociale, buxheti i vitin të ardhshëm parashikon edhe burime të kufizuara në drejtim të investimeve në arsim. Pjesa më e madhe e parave planifikohet të shkojnë për rritjen e pagave të arsimtarëve dhe më pak për ndërtimin e çerdheve, kopshteve apo shkollave.

Lexo edhe :  4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

“Burimet buxhetore kanë synuar të përmirësojnë infrastrukturën e vendit, pa ndihmuar në reforma arsimore që do të orientonin ekonominë drejt një modeli të ri me fitime më të larta”, deklaron eksperti.

Buxheti për vitin e ardhshëm shkon në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që pritet të kapë shifrën e mbi 2.5 trilionë lekëve./E.T

Të fundit

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i...

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për...

Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare synon të kthejë...

Lajme të tjera

Web TV