Gjysma e Universiteteve bosh/Pas 2 raunde regjistrimesh, u plotësuan vetëm gjysma kuotave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Universitete ka rreth 31 mijë karrige në auditore për studentët e vitit të parë, por me përfundimin e dy raundeve të regjistrimeve, gati gjysma kanë mbetur të paplotësuara, që tregon tkurrjen e vazhdueshme të numrit të studentëve.

Teksa mjekësia dhe degët e teknologjisë e inxhinierive kryesojnë preferencat e të rinjve në arsimin e lartë, programet e shkencave të natyrës apo shkencave humane ka mes tyre që janë në rrezik mbyllje.

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime, pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë.

Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion.

Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te Gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152.

Edhe te Gjuhë-Letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë. Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja 0 regjistrime ka për greqishten, ndërsa të rinjtë priren të shkojnë te anglishtja me 215 regjistrime e më pas te gjermanishtja me 29 studentë.

Në Universitetin e Arteve në Tiranë, studentët numërohen me gishtat e dorës, sidomos në programet e instrumenteve muzikorë, edhe pse kuotat janë numra një shifror, ka ose pak student ose fare.

Për shembull, në degën e trombës apo fagotit ka zero regjistrime. Por edhe konkursi për t’u pranuar në aktrim, një interes i lartë i mëparshëm, duket se ka tkurrje me vetëm 8 studentë të regjistruar.

Edhe studentët te degët akademike në Universitetin Bujqësor kanë tkurrje, pavarësisht se disa programe të zhvillimit rural janë pjesë e programeve prioritare, ku shpërblimi është bursa sa paga minimale. Por më të rrezikuarit, janë Universitetet e rretheve, në vend të parë rezulton Gjirokastra me mbi 80% të degëve në mospërmbushje të kriterit, për të paktën 10 studentë për një program./E.T

Të fundit

Viktimat e luftës, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në...

36 ditë vrap për të prekur tokën shqiptare! Emigranti shqiptar: Ia dedikoj babait

Seb Ponari, shqiptari i cili prej vitesh jeton dhe punon në tokën angleze, arriti që të bënte realitet sfidën e tij të “çmendur”! Këtë...

Forcat e Izraelit godasin një avion iranian, po furnizohej me karburant në Mashhad

Zëdhënësi Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se Forcat Ajrore goditën një avion iranian që po furnizohej me karburant në aeroportin e qytetit Mashhad...

Rritet numri i viktimave! Trump kërcënon Teheranin

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të dielë pas një sulmi izraelit. Sipas mediave të huaja, një re...

Ylli i Real Madridit largohet për 50 mln euro, pritet rikthimi në Premier League

E ardhmja e Brahim Diaz sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë te Real Madrid. 25-vjeçari nuk dëshiron të kalojë një tjetër sezon...

Lajme të tjera

Web TV