Pak kohë pas lirimit me kusht, Fredi Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fredi Beleri kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë. Siç bëhet me dije nga ky institucion për gazetaren Anila Hoxha, Beleri kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Antikorrupsion të Apelit, që e dënoi me dy vite burgim dhe deklarimin të pafajshëm të tij. Mbi detajet e rekursit të ish kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, gazetarja Anila Hoxha bisedoi me avokaten e tij Klodiana Gjyzari, e cila tregoi se përse iu drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë.

“Së pari tabulatet e dëshmitarit e tregojnë që nga data 8 maj deri në 12 maj, nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë që të jepte deklarime apo të firmoste marrëveshjen për kryerjen e veprimeve të simuluara në prokurorinë Vlorë. Këto tabulate prokuroria e posaçme nuk na i dha, i morëm në gjykatë para konkluzioneve përfundimtare“, u shpreh ajo./   S,M

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV