Plagosja në Ballsh/ I moshuari jetonte me nusen e djalit, i riu iu fut natën në shtëpi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me konfliktin e ndodhur mes fqinjve në Ballsh, ku 76-vjeçari Agur Beqiraj plagosi me mjet prerës (thikë) dy vëllezërit Elis dhe Juli Pashaj. Burime bëjnë me dije se Policia e Mallakastrës është njoftuar nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit, i cili raportoi se ishin paraqitur me plagë në pjesën e krahut dhe kokës dy shtetas.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa pas njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital për të marrë në pyetje dy vëllezërit e plagosur. Pasi u shoqëruan në Polici, dy të rinjtë deklaruan para oficerëve të policisë gjyqësore se ishin konfliktuar me njëri-tjetrin, duke tentuar që të fshihnin rrethanat e ngjarjes.

Duke u nisur nga deklarimet kontradiktore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Policia e Mallakastrës bëri të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Burime bëjnë me dije se familja e dy vëllezërve jeton në katin e parë të një pallati, në lagjen “28 Nëntori” të Ballshit, dhe familja e të moshurit banon një kat më lartë, në katin e dytë, sipër shtëpisë së dy të rinjve të cilët jetojnë me prindërit.

Burime konfidenciale thonë se 26-vjeçari Juli Pashaj është futur gjatë natës në banesën e të moshuarit i cili ka konstatuar të riun brenda shtëpisë. Zhurmat e përplasjes mes të moshuarit dhe 26-vjeçarit i dëgjoi nga kati i parë vëllai i këtij të fundit, i cili i shkoi në ndihmë vëllait të vogël.

I moshuri dyshohet se ka plagosur me thikë duke tentuar të vrasë dy të rinjtë, teksa ende nuk dihen me saktësi arsyet e futjes së të riut në banesën e 76-vjeçarit gjatë orëve të vona të natës. Mësohet se 76-vjeçari jetonte me bashkëshorten e tij dhe me nusen e djalit së bashku me dy fëmijët e saj, pasi djalin e ka emigrant në Greqi. Edhe pse fqinjët kanë pohuar paraprakisht se i kanë ngacmuar nusen e djalit, nuk përjashtojnë dhe një tentativë për vjedhje./e.t

Të fundit

“Berisha bllokon te ardhmen”/ Nisin lëvizjet për reformimin e PD-së! Së shpejti Foltore 2

“Unë mendoj që Partia Demokratike është e dënuar të reformohet”, kështu u shpreh në një intervistë për TCH Ferdinand...

Zjarri në Kopaçez/ Deputeti socialist paralajmëron autorët: Çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar për situatën pas zjarrit të madh në fshatin Kopaçez, ku...

Vatër e madhe zjarri në Qafën e Buallit në Bulqizë, helikopteri në aksion nga ajri

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së sotme,...

Merr fund telenovela, Victor Gyokeres prezantohet tek Arsenali

Një nga transferimet më të mëdha të verës është bërë zyrtare, Victor Gyokeres është lojtar i ri i Arsenalit. Ai ka qenë i lidhur me klube...

NASA njofton largimin e 20% të fuqisë punëtore, ja arsyeja

Sipas një zëdhënësi të NASA-s, numri i punonjësve që do të largohen arrin në rreth 3,870 veta, çka do të reduktojë stafin aktual në...

Lajme të tjera

Web TV