Bregdeti nuk ishte i vetmi destinacion tërheqës i Shqipërisë turistike.
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot shifrat e turistëve që vizituan zonat e mbrojtura në vendin tonë.
Janë 4.5 milionë turistë të huaj vizituan zonat e mbrojtura dhe pasuritë kombëtare në periudhën janar-shtator të këtij viti. Kjo është një rritje me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
“Plot 4.5 milionë të huaj vizituan zonat e mbrojtura dhe pasuritë kombëtare në periudhën janar-shtator 2024, ose 18 % më shumë se viti 2023, duke i dhënë një tjetër impuls zinxhirit ekonomik në vend”, shkroi Balluku.
Ndërsa 9,7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar gjithsej vendin tonë nga janari në shtator të këtij viti, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm. S.B