Cilësia e jetës nën kërcënim: Pasojat e ndotjes në liqenin Artificial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditëve të fundit, ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës kanë pësuar ndryshime në ngjyrë, ku dallohen qartë një shtresë e gjelbër dhe një aromë karakteristike algash.

Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe aktivist mjedisor, shpjegon se kjo është një shtresë algash blu të gjelbra, një gjini cianobakteresh që gjenden shpesh në komunitetin e fitoplanktonit të ujërave të ëmbla.

ALARM NË TIRANË! Ujërat e Liqenit Artificial ndoten me

Profesor Miho shtoi se pas analizës mikroskopike të një mostre uji të marrë nga Liqeni Artificial, u zbulua se bëhej fjalë për një lulëzim të cianobakterit “Microcystis aeruginosa”, ndër të tjera i njohur si një lloj helmues.

“Këto lulëzime janë pasojë dhe sinjale të ndotjes së madhe me lëndë ushqyese, që vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane, por jo vetëm, të cilat grumbullohen në mënyrë të vazhdueshme në këtë liqen,” shkruan profesor Miho në një reagim publik në Facebook.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Proda takon ekspertët britanikë: Vijojmë bashkëpunimin për të rritur performancën tonë policore
Trajtimi i ujërave të zeza mbetet sfidë për cilësinë e jetës së specieve që jetojnë në liqenin artificial.

Eksperti Miho sqaron se kjo dukuri konsumon oksigjenin e tretur në ujë, duke krijuar kushte anaerobe dhe, për pasojë, shkakton ngordhjen masive të kafshëve dhe bimëve ujore që ndodhen në ujërat e kontaminuara.

Ai i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës që me urgjencë të largojë shkarkimet dhe grumbullimin e ujërave të zeza nga liqeni.

ALARM NË TIRANË! Ujërat e Liqenit Artificial ndoten me

Këto baktere vijnë si pasojë e ndotjes së madhe me lëndë ushqyese që vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane. Foto_Nensi Bogdani

Lexo edhe :  Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

“Mbetet një sfidë grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza për të gjithë pellgun e Tiranës, si një domosdoshmëri për cilësinë e jetës së njeriut dhe të gjithë botës së gjallë,” theksoi profesor Miho./ BIRN/K.B

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV