Detaje nga vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, zbulohet dëshmia e autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e rëndë me pasojë vdekjen e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e kaluar në zonën e ish-Fermentimit në Shkodër.

Mësohet se 15-vjeçari është qëlluar vetëm një herë me thikë në zemër, ndërsa ka pësuar hemorragji duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij në spitalin rajonal të Shkodrës pasi u dërgua nga një qytetar i rastësishëm.

Ndërkohë, policia vendore e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë, shtetasin Klodian Kolbuçi, 15 vjeç, të dy bashkëmoshatar me njëri-tjetrin. Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.

Ajo që dyshon policia është se dy të miturit mund të kenë patur konflikt të mëparshëm duke qenë se ishin në të njëjtën shkollë, konflikt i cili përfundoi më pas me ngjarjen fatale. Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Kolbuçi i cili ka deklaruar se viktima e ka goditur me thikë në sup dhe për t’u vetëmbrojtur thikën e cila ka rënë në tokë e ka marrë dhe më pas e ka qëlluar sipas tij me idenë për ta plagosur.

“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më pare dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja”, është deklarata e dhënë e 15-vjeçarit Klodian Kolbuçi, i cili u pyet në praninë e psikologut dhe avokatit për shkak të moshës së tij si i mitur.

Lexo edhe :  Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ndërkohë, viktima Emiljano Gjoni nuk ka arritur që të japë një dëshmi të tij. Vetëm pak minuta pasi u dërgua në spital nuk i mbijetoi goditjes me thikë që kishte marrë në zemër duke humbur jetën. Policia në vendngjarje ka gjetur thikën me të cilën ndodhi plagosja e rëndë me pasojë vrasjen duke e sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pas ngjarjes menjëherë mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë, ndërsa arritën të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, 15-vjeçarit Klodian Kolbuçi. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë./E.T

Të fundit

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Lajme të tjera

Web TV