Mamografia e lëvizshme në Prezë, Koçiu: Ekzaminime falas për gratë në zonat rurale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, njësitë e lëvizshme kanë ndaluar sot në Prezë të Tiranës duke ju mundësuar grave dhe vajzave të kësaj zone kryerjen falas të mamografisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilluan edhe një bashkëbisedim me gratë e vajzat e fshatit Prezë lidhur me rëndësinë e kontrollit periodik dhe të ekzaminimeve të nevojshme jo vetëm gjatë “Tetorit Rozë”, por edhe në muajt e tjerë të vitit.

Ministrja Koçiu inkurajoi vajzat dhe gratë që t’i kushtojnë kohë vetes dhe shëndetit të tyre, të shkëputen disa minuta nga angazhimet e përditshme dhe të kryejnë kontrollet sipas rekomandimeve të mjekut të familjes.
”Është tetori muaji në të cilin flasim për këtë sëmundje që për fat të keq vjen e shtohet gjithnjë e më shumë. Ama ka një lajm të mirë. Nëse ne arrijmë ta diagnostikojmë në kohë tumorin e gjirit, 99% e rasteve janë të kurueshme. Kjo na tregon sesa rëndësi ka që ne të diagnostikohemi në kohë, të gjejmë pak kohë për veten dhe të bëjmë një eko gjiri, një mamografi sipas rekomandimeve që na jep mjeku i familjes”.

Ajo apeloi edhe për kryerjen që nga mosha 35-40 vjeç të ekografisë së gjirit një herë në vit dhe nga mosha 50 deri në 70 vjeçe të mamografisë një ose dy herë në vit.

“Ne kemi zgjedhur këtë vit sloganin “Ia vlen të jetosh”, si një dialog apo monolog me veten tonë, por edhe si vlerësim se për çfarë ia vlen të jetosh. Ia vlen edhe për ato momentet dhe kënaqësitë e vogla të të përditshmes, për atë përqafimin e fëmijëve, për ato rrezet e diellit, për këtë natyrë të mrekullueshme ku jetoni. Le t’i kthejmë sytë nga vetja dhe të mendojmë njëherë për veten tonë”, u shpreh Koçiu, duke shtuar se ky është një mesazh që duhet t’ua përcjellim të gjitha grave, vajzave dhe nënave tona që të marrin pak kohë nga vetja dhe të kryejnë mamografinë falas.

Lexo edhe :  ‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Anila Denaj falënderoi ministren Koçiu dhe ekipin e MSHMS-së që mundësuan kryerjen e mamografive falas edhe për gratë dhe vajzat në Pezë.

“Kemi ardhur në një ditë kaq të rëndësishme siç është Dita e Gruas Rurale, në një muaj kaq të rëndësishëm siç është muaji i tetorit rozë e ku është një muaj që na bën të ndalojmë të gjithave dhe të mendojmë se çfarë vlen. Gruaja në zonën rurale ka shumë më tepër punë, angazhim qoftë edhe vështirësi se një shi bie ikën gjithë ai mund dhe sakrifice. E përmendi ministrja, që sot informohesh më kollaj se sa më parë, por nga ana tjetër, por edhe vendin ku mund të shkosh ta bësh këtë konsultë e ke më afër sesa më përpara. Sot po të vjen më afër shtëpisë, nëpërmjet mamografisë lëvizëse. Edhe një herë unë ju falenderoj shumë për punën, për përkushtimin. Kësthu që, në një ditë kaq të rëndësishme të gruas rurale çdo duartrokite dhe një duartrokitje shumë e fortë nëse mund ta japim tani për të gjithë grate në të gjithë Shqipërinë, të cilat janë nëna, motra dhe me shumë sakrificë, por mbi të gjitha sjellin këtë prodhim që ne ushqehemi me kaq shumë cilësi dhe vlera”, u shpreh Denaj.

Gjatë gjithë muajit tetor, MSHMS ka mundësuar që të gjitha gratë dhe vajzat të kryejnë ekzaminime falas nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-20.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00 në spitale apo qendrat pranë vendbanimit. Gjithashtu, përmes e-Albania, vajzat dhe gratë e moshës 30-70 vjeçe do të njoftohen dhe ftohen për të bërë ekzaminimet e nevojshme si dhe kryerjen e mamografisë së radhës./E.T

Të fundit

Hetimet për inceneratorin/Shtyhen për herë të katërt me 3 muaj hetimet për Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorëve....

Liga e Arsimit të Lartë: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në vend po hapen kolegje dhe universitete të huaja të cilat sipas saj pritet...

Ikën Alteo Hysi, Manjola Hasa emërohet në krye të Agjencisë për Media dhe Informim

Përgjegjësja për marrëdhëniet me Mediat në Kryeminsitri, Manjola Hasa emërohet në krye të Agjencisë për Media dhe Informim (MIA). Në krye të MIA-s deri më tani ka...

Izraeli shpall Bankën e Iranit organizatë terroriste

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz nënshkroi një urdhër përmes të cilit shpalli Bankën Qendrore të Iranit dhe disa institucione e individë të tjerë...

“Deri kur?” Deputetët e Kosovës dështojnë për herë të 37 të zgjedhin kryeparlamentarin

Pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile në vend kanë protestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës të mërkurën, teksa deputetët e zgjedhur u mblodhën...

Lajme të tjera

Web TV