Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria nuk po krijon vende të mira pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria përballet me një sërë sfidash, që nisin nga tkurrja e popullsisë e deri tek cilësia e ulët e fuqisë punëtore, ç`ka nënkupton një produktivitet të ulët në ekonomi.

Në raportin e parashikimit të tetorit për vendin tonë, nënvizohen disa aspekte të lidhura me ecurinë e ekonomisë dhe masat që mund të merren për të adresuar problemet që ngrihen.

“Sfidat kryesore të zhvillimit të Shqipërisë janë rënia e popullsisë së saj, pjesërisht për shkak të emigracionit; cilësia e dobët e fuqisë punëtore dhe cilësia e dobët e vendeve të krijuara të punës; ritmi i moderuar i reformave strukturore, veçanërisht në fushat e mjedisit të sektorit privat dhe qeverisjes; dhe rritja e presioneve fiskale, për shkak të rreziqeve klimatike, detyrimeve kontingjente dhe rifinancimit të borxhit në një kohë me kosto të lartë të financimit të jashtëm.

Për të krijuar hapësirën e nevojshme fiskale dhe për të adresuar këto sfida, Shqipërisë do t’i duhet të zbatojë një Strategji Afatmesme të të Ardhurave për të forcuar të ardhurat e brendshme.

Zgjidhja e ngërçit për rritjen e mëtejshme është e kushtëzuar nga zbatimi i shpejtë i programit të qeverisë, i ankoruar në aspiratën për anëtarësim në BE dhe i ndërtuar mbi reformat që trajtojnë produktivitetin, duke përfshirë përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe zgjerimin e integrimit të Shqipërisë në tregjet e huaja”, thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se ekonomia ka pasur gjatë këtij viti një ecuri të qëndrueshme dhe që kjo lidhet kryesisht me lidhet që ka me Bashkimin Europian, sa i takon remitancave dhe investimeve teksa edhe turizmi është një nga sektorët që po ndikon në rritje.

“Rritja në vitin 2024 pritet të mbetet e qëndrueshme në 3.3 për qind, bazuar në konsumin privat, turizmit dhe ndërtimit. Presionet mbi çmimet kanë vazhduar të zbuten. Varfëria pritet të vazhdojë të bjerë ndërsa të ardhurat nga puna rriten. Perspektivat afatmesme varen nga rimëkëmbja e ekonomisë globale dhe ritmi i reformave strukturore. Aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE) ofrojnë një spirancë për të përshpejtuar konvergjencën”, thuhet në raport./Monitor

Lexo edhe :  Ishin bllokuar pas sulmeve iraniane, 5 shqiptarë largohen të sigurt nga Izraeli

/E.T

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV