Moody’s përmirëson vlerësimin e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka rritur vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3 – e qëndrueshme” nga “B1 – pozitive”, duke theksuar përmirësim e profilit të kreditit të vendit si rezultat i forcimit të vazhdueshëm të kapaciteteve ekonomike dhe fiskale.

Moody’s parashikon një rritje të qëndrueshme ekonomike në periudhën afatmesme, të nxitur nga financimet e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i reformave përkatëse. Investimet e huaja direkte, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe energjisë, pritet të luajnë një rol kyç, ndërsa transformimet sektoriale synojnë të nxisin produktivitetin.

Këto ndryshime pritet të përmirësojnë ekonominë duke zhvendosur fuqinë punëtore nga bujqësia drejt sektorëve më produktivë, si turizmi. Për më tepër, një rritje e qëndrueshme e pjesëmarrjes në tregun e punës do të zbusë sfidat demografike të popullsisë.

Vlerësimi i Moody’s thekson përmirësimin e pozicionit fiskal të vendit, të nxitur nga rritja e qëndrueshme ekonomike e kombinuar me një ulje të konsiderueshme të deficitit fiskal. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së është ulur ndjeshëm që nga niveli më i lartë i regjistruar në vitin 2021 dhe parashikon një ulje të mëtejshme graduale në periudhën afatmesme, të mbështetur nga zbatimi i reformave fiskale.

Raporti i borxhit ndaj PBB-së ra në 57.5% në vitin 2023, duke shënuar nivelin më të ulët që nga viti 2008. Agjencia parashikon një rënie të mëtejshme të raportit të borxhit ndaj PBB-së në 54.3% në vitin 2025 dhe, në mungesë të goditjeve, të zbresë nën 50% deri në vitin 2029.

Moody’s thekson gjithashtu angazhimin e autoriteteve shqiptare për të respektuar rregullat fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat përfshijnë një bilanc primar jo negativ dhe një ulje të qëndrueshme të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së çdo vit derisa të arrijë në 45% të PBB-së.

Lexo edhe :  Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia

Agjencia vlerëson ecurinë e reformave fiskale, përfshirë miratimin e mundshëm të strategjisë afatmesme të të ardhurave deri në fund të këtij viti, si dhe përmirësimet në menaxhimin e investimeve publike.

Për më tepër, Moody’s vlerëson gjithashtu se financimet nga BE-ja dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit në BE do të kontribuojnë pozitivisht në profilin e kreditit të Shqipërisë.

Ritmi i reformave ka të ngjarë të forcohet me përparimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, kontrollit të korrupsionit dhe llogaridhënies. Integrimi i mëtejshëm ekonomik me BE-në, partnerin më të madh tregtar të Shqipërisë, pritet të përmirësojë potencialin e rritjes ekonomike në afatmesëm dhe eventualisht të ngushtojë më tej hendekun në nivelet e të ardhurave me vendet anëtare të BE-së./   S.M

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV