Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dy dekadat e fundit, nuk ka qenë e vështirë që të shohësh kantiere ndërtimi në Tiranë, panorama e të cilave na jep bindjen që pjesa më e madhe e banorëve banon pikërisht në ndërtesa që i përkasin viteve të fundit.

Por, bazuar në të dhënat e paraqitura nga INSTAT mbi banesat e banuara sipas vitit të ndërtimit, pjesë e Censit, vërehen disa trende të rëndësishme.

Grafiku vë në dukje se pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në ndërtesa të ndërtuara midis viteve 1981-2000. Më shumë se 270,000 banesa të banuara i përkasin kësaj periudhe, duke e bërë atë dekadën me numrin më të lartë të ndërtimeve të banuara.

Në vendin e dytë, me rreth 200,000 banesa, është periudha 2001-2010, e cila tregon një rritje të ndjeshme të ndërtimit të banesave pas vitit 2000, periudhë që lidhet me urbanizimin e shpejtë dhe rritjen ekonomike të pas viteve të tranzicionit.

Për periudhat e fundit, 2011-2015 dhe 2016 e më vonë, vihet re një numër më i ulët banesash të banuara, me rreth 60,000 banesa gjithsej, duke treguar një ngadalësim të ritmit të ndërtimit ose migracion të lartë.

Nga ana tjetër, banesat më të vjetra, përpara vitit 1980, përbëjnë një përqindje më të vogël të inventarit të banesave të banuara.

Vetëm rreth 40,000 banesa datojnë nga para vitit 1960, duke treguar se ndërtesat më të vjetra zënë një pjesë të vogël të hapësirës së banuar sot në Shqipëri/Monitor  /    S,M

Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët?

Të fundit

Trump del blof me sulmin për Beyonce, këngëtarja nuk është paguar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pretenduar se këngëtarja me famë botërorë, Beyonce ka marrë...

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur...

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar...

Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armeve te ftohta. Burime nga policia...

28 korrik 1945/ Kur qielli u ça mbi qytet: Tragjedia e Empire State

Përgatiti: Leonard Veizi Në legjendat e lashta, kur perënditë hidhëroheshin, dërgonin rrufe nga qielli për të kujtuar njerëzimit se asnjë kulm nuk ishte aq i...

Lajme të tjera

Web TV