Opozita protestë masive dhe bllokim rrugësh/Baçi i përgjigjet presionit të Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një emision televiziv deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka zbuluar detaje nga organizimi i protestës së thirrur nga selia blu për ditën e nesërme, e cila do të nisë në orësn 17:00 dhe zgjat deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

“Ne kemi njoftuar për protestën, vendet ku do të bëhet dje orët e përcaktuara. Është në të drejtën tonë dhe pas njoftimit askush nuk ka na ndalon dot që ne të protestojmë. Qytetarët absolutisht që do dalin në protestë, aty ku kemi thënë vendet dhe kemi miratuar. Çdo përballje me policinë do të jetë kosto për policinë dhe jo për qytetarët. Në momentet kur sovrani njofton se del në protestë, atë ditë pushtetin e kanë qytetarët dhe nuk e ka as Edi Rama, as policia e Edi Ramës”, tha Baçi .

Opozitarët kanë kërkuar leje nga policia e shtetit për protestën që parashikon bllokimin e akseve rrugore në 6 pika të rëndësishme të vendit si Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimet e Shkozetit, Bradasheshit, Levanit dhe Rrogozhinës, si dhe kryqëzimi i Milotit.

Paralajmërimi i policisë ka qenë i ashpër për organizatorët e protestës pasi bllokimi akseve rrugore është vepër penale parashikuar nga Neni 293 i Kodit Penal dhe sipas autoriteteve cilido që do të bllokojë rrugët do të përballet me pasojat që parashikon ligji.

Por, Luan Baçin duket se nuk e tremb kjo thirrje e kryepolicit Ilir Proda dhe është shprehur se këtë formë presioni e ka ushtruar përherë qeveria Rama kur opozita ka njoftuar zhvillimin e tubimeve.

“Sa për presionet e këtij drejtorit të policisë, zotit Proda, apo çdo drejtuesit tjetër, do t’ju këshilloja të rrinë sa më larg protestës, madje nuk ka nevojë as për sigurinë e protestuesve dhe qytetarëve sepse PD e ka treguar se sa herë organizon protesta vetë, është në krye të tyre dhe absolutisht situata është nën kontroll. Protesta do të zhvillohet, do të jetë e fuqishme, bllokuese, është sensibilizuese dhe aspak në dëm të qytetarëve. Para se të vendosnim për një mënyrë të tillë protestimi, kemi pasur shumë kontakte me qytetarët në bazë qarqesh dhe kanë qenë vetë qytetarët që kanë dhënë këtë mendim për të bërë një formë të tillë proteste. Presionin e ka pasur zakon kjo qeveri, ky kryeministër dhe jo Drejtori i policisë. Drejtorët e policisë venë e vijnë. Sa drejtorë policie ka ndërruar Rama deri tani, pra nuk është një deklaratë e drejtorit”, deklaroi Baçi në “Debat” nga Alba Alishani ./K.B

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV