Strategjia e turizmit, 4 herë më shumë të ardhura në buxhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Peizazhet piktoreske të Shqipërisë, diversiteti natyror dhe kulturor, trashëgimia dhe historia e saj e pasur si dhe klima e ngrohtë mesdhetare kanë bërë që vendi ynë të tërheqë miliona turistë në të katërt stinët e vitit.

Në vitin 2023, Shqipëria u rendit e 4-ta në nivel global për rritjen më të madhe të përqindjes së mbërritjeve të turistëve ndërkombëtarë, duke shënuar një rritje me 56% krahasuar me vitin 2019.

Ndërkohë që me fluksin e lartë të turistëve që vizitojnë Shqipërinë nga janari deri në dhjetor janë rritur ndër vite edhe netëqëndrimet e tyre në bujtinat, agroturizmet dhe hotelet të shtrira nga jugu në veri.

Me strategjinë e re të turizmit, e cila është hedhur për konsultim me grupet e interesit dhe shoqërinë civile nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, parashikohen drejtimet dhe instrumentet sesi do të zhvillohet ky sektor në shtatë vitet e ardhshme.

Drejtoresha e Përgjithshme e Zhvillimit të Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Herida Duro tha për ATSH-në se “fokusi i strategjisë së re shkon përtej numrave dhe bazohet te praktikat e qëndrueshme, krijimi i ofertës dhe strategjisë gjithëpërfshirëse që do të rrisin avantazhin konkurrues të sektorit të turizmit në Shqipëri”.

“Synohet që investimet të orientohen në mënyrë efikase dhe kjo gjë mund të arrihet përmes një skeme të mirëstrukturuar dhe të fokusuar për nxitjen e investimeve. Këto skema parashikojnë krijimin e një sistemi të fortë mbështetës për zhvilluesit dhe sipërmarrësit duke nxitur rritjen ekonomike, formalizimin e sektorit e duke sjellë krijimin e vendeve të reja pune”, nënvizoi Duro.

Strategjia Kombëtare e Turizmit vendos edhe objektiva sasiorë për t’u arritur deri në vitin 2030.

Duro bëri të ditur se “këto objektiva janë më shumë se 76% e numrit total të shtretërve; më shumë se 138% rritje të numrit total të netëqëndrimeve dhe më shumë se 26% rritje të qëndrimit mesatar të turistëve në Shqipëri. Rritje me 4 herë të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga formalizimi i mëtejshëm i sektorit të turizmit. Më shumë se 60% rritje të të ardhurave në ekonominë shqiptare nga turizmi; më shumë se 65% rritje e numrit të të rinjve që do të vazhdojnë studimet e larta në një prej programeve dedikuar turizmit dhe më shume se 73% rritje të punësimit direkt në sektorin e turizmit”.

Më tej Duro vuri në dukje se “së bashku me investimet në infrastrukturë dhe reforma rregullatore, paralelisht kjo strategji orienton përmirësimin e sistemit të informacionit dhe statistikave në turizëm, për menaxhimin e turizmit dhe angazhimit të grupeve të interesit, të cilat janë kritike për transformimin e sektorit të turizmit në Shqipëri gjatë viteve në vijim, të mbështetur në të dhëna të plota e në kohë reale”.

Rritja e numrit të turistëve ka nxitur hapjen e hoteleve të reja, bujtinave dhe agroturizmeve nga veriu në jug. Këto struktura po shtohen vit pas viti, duke ia bërë edhe më të këndshëm qëndrimin turistëve që qëndrojnë në bregdet, qytetet historike apo në Alpet e Shqipërisë dhe zonat veriore.

Lexo edhe :  Kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit!/ Rama paralajmëron banorët

Sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të bëra publike gjatë muajit tetor  nga janari deri në fund të gushtit Shqipërinë e vizituan 8.5 milionë vizitorë që e shprehur në përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar janë rreth 20% më shumë vizitorë të huaj. S.B

Të fundit

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Lajme të tjera

Web TV