Megjithëse aksidentet rrugore u shtuan, vdekjet dhe plagosjet e rënda u pakësuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja 

Me shtimin e automjeteve në qarkullim janë shtuar nga viti në vit edhe aksidentet rrugore. Kështu në 9-mujorin e parë vjet u regjistruan 863 aksidente rrugore, ndërsa sivjet u regjistruan plot 1228 aksidente rrugore në të njëjtën periudhë (një rritje me 42%).

Sidoqoftë, pasojat më të rënda të aksidenteve rrugore – vdekjet dhe plagosjet e rënda – u ulën me 6% nga vjet në sivjet (shihni tabelën më poshtë). Ndërkohë, vdekjet në veçanti u ulën me 18%.

Nuk ka të dhëna të hollësishme publike mbi ndryshimet në përbërjen e flotës së automjeteve në qarkullim nga vjet në sivjet, dhe as mbi ndryshimet në përdorimin e rripit të sigurisë nga përdoruesit e automjeteve.

Me këto të dhëna mund të analizohej pakësimi i pasojave të rënda në aksidente, pavarsisht rritjes së numrit të tyre. Sidoqoftë dihet se numri i gjobave të Policisë Rrugore ndaj shkelëve të Kodit Rrugor është rritur 8% këtë vit./e.t

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV