Spahiu: Kërcënimi që Meta i ka bërë Altin Dumanit, duhet shtuar në akuzë si vepër penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar akuzat dhe kërcënimet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani në seancën ku iu vlerësua masa e sigurisë arrest me burg.

Sipas tij, Metës duhet t’i shtohet akuza për kanosje ndaj prokurorit të çështjes.

“Policia kishte dhjetëra forma të tjera për ta ekzekutuar vendimin e gjykatës, ka dy probleme. Bazohemi mbi një video të pjesshme që nuk na garanton të plotë ekzekutimin apo mund të ketë një video tjetër që e nxjerr blof debatin publik. Marrim të mirëqenë shkeljen e të drejtave të njeriut. Dakord. Por çështja që ne shikojmë njëanshmërinë duke mbështetur krahun e Ilir Metës. E para Meta nuk mund të kategorizohet me vendimin e arrestimit të zyrtarëve të tjerë. Meta hynte 3 personat e paprekshëm na Shqipëri në 34 vjet dhe ndryshe nga të tjerët që si politikanë jo si presidenti e ka shantazhuar prokurorinë. Nëse do ishte një qytetar i thjeshtë Prokuroria dhe SPAK do silleshin ndryshe. Nëse ne e konsiderojmë organizatë terroriste do shikonim ç’do bëhej me ekzekutimin.

Ai Çyrbja shkoi si qengj në prokurori dhe bashkëpunoi me prokurorinë. Çdo qytetar tjetër do i shtohej akuza për kanosje ndaj prokurorit të çështjes vetëm se është Meta nuk i shtohet akuza. Vetëm se është Kryemadhi është me detyrim paraqitje. Ajo Alda që ja gjetën tek oxhaku paratë shkoi në masë sigurimi më të rëndë. Pse nuk shikojmë pjesën tjetër se SPAK i ka privilegjuar. Nuk ka pasur polic që të shkoj pa maskë, këta kërcënojnë Altin Dumanin jo më policët. Akuzohen për shumë vepra penale. Nuk është thjesht të shkonte polici me kollare. Ka 6 muaj që i thotë Dumanit qen, ku s’do futesh”, tha Spahiu./e.t

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV