Qyteti Studenti, Veliaj: Kushte shumë herë më të mira, rezervim online në “Tirana ime”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë godina të rikonstruktuara me standarde evropiane i janë shtuar Qytetit Studenti në Tiranë.

Transformimi i konvikteve të studentëve vjen falë mbështetjes financiare të qeverisë gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera, me programin “Rehabilitimi me eficiencë energjetike i konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri”.

Nga ky investim përfitojnë më shumë se 2600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.

Gjatë ceremonisë së përurimit, ku mori pjesë ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, I Ngarkuari me Punë në Ambasadën gjermane, Thilo Schroeter dhe përfaqësuesi e Bankës gjermane për Zhvillim KfW, Stephan Opitz, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky investim në bashkëpunim me qeverinë gjermane ofron një realitet të ri për të studentët.

“Sot nuk po përurojmë 5 ndërtesa, nuk po bëjmë 5 fjalime, sot nuk po tregojmë si u shpenzuan 5 para, por kemi bërë që fillimi të jetë i lehtë për 666 studentët e parë, mbi 30 studentët e Kolegjit të Europës dhe studentët e tjerë shqiptarë, të cilët, do të kenë të njëjtat kushte, të njëjtin standard, të njëjtin administrim, si në të gjitha kolegjet e Bashkimit Europian”, tha Veliaj.

Ai shtoi se finalizimi i kësaj pune i shkon për shtat aspiratës “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, por edhe ritmit të bashkisë në mbylljen e projekteve.

“Gjermania është donatori më i madh sot dhe duhet ta pranojmë këtë. Ka rekorde që i thyem në lojërat olimpike, po ky është rekordi ynë për përfundimin e shpejtë të punëve të shpeshta që ne bëjmë së bashku. Ky fryt sot i është përgjigjur asaj aspiratës ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’”, shtoi ai më tej.

Lexo edhe :  Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

Kryebashkiaku iu përgjigj edhe kritikëve në lidhje me kushtet, të cilat i cilësoi më të mira se në konviktet e Berlinit.

Ai u bëri thirrje studentëve që të tregohen bashkëpunues për të mirëmbajtur ambientet.

Krahas kushteve fantastike, kreu i bashkisë dha një tjetër lajm të mirë për studentët, të cilët tha se mund të përdorin aplikacionin “Tirana ime” për të rezervuar një dhomë në Qytetin Studenti.

“Lajmi i mirë është se duke filluar nga sot, tek aplikacioni “Tirana ime”, siç rezervohet një hotel online, ashtu mund të rezervohet edhe një dhomë në Qytetin Studenti. Besoj se është mënyra më transparente e asaj që quhet kush aplikon i pari, shërbehet i pari, dhe besoj se është një mënyrë ideale edhe për t’i përdorur këto lehtësira”, shtoi Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj bëri një përmbledhje të punës tranformuese që ka ndodhur ndër vite në Qytetin Studenti.

“Në vitet ‘90 Qyteti Studenti ishte një dramë, por nuk ishte fillim i vështirë, ishte fillim kalvar, sfidues. Sot nuk i kemi më ato sfida”, nënvizoi kryebashkiaku.

Në mbyllje, Veliaj tha se sfida tashmë është që modeli i godinave në Qytetin Studenti të zbatohet edhe në universitete të tjera./      S,M

Të fundit

Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të...

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë. Mes...

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin 3 km

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve...

Fatos Klosi flet për rënien e Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën...

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, duke...

Lajme të tjera

Web TV