Gonzato takim me kryetarin e ri të KLGJ: Ti japim popullit shqiptar drejtësinë që meriton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takim me kryetarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi.

Gonzato u shpreh në rrjetet sociale se e përgëzoi Rusin për rolin e ri si kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Takimi, sipas tij, erdhi në një moment domethënës, pas publikimit të gjetjeve kryesore në Raportin 2024 të Komisionit Evropian.

“Pata mundësinë të diskutoj me të mbi gjetjet e raportit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Kapitullin 23, “Funksionimi i Gjyqësorit”.

Ramë dakord që Këshilli të vazhdojë përpjekjet e tij për të bazuar procedurat e tij në standardet më të mira të BE-së duke përdorur ekspertizën e projektit tonë EU4Justice.

Ky është çelësi për të ruajtur frymën e Reformës në Drejtësi të vitit 2016 dhe, më e rëndësishmja, për t’i dhënë popullit shqiptar drejtësinë që meriton”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato./   S,M

Të fundit

Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë

Nga Skënder Minxhozi Nigel Farage është një personazh i njohur në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj. Është njeriu që...

“Rinumërimi u bë sipas oreksit të KQZ, refuzuan videot që kërkuam”

Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që...

I nxehti ekstrem “pushton” Evropën, ky vend ndalon punën gjatë orëve të pikut të vapës

Trembëdhjetë rajone italiane kanë ndaluar punën në jashtë gjatë pjesëve më të nxehta të ditës; rekordet e temperaturave të qershorit janë thyer në Spanjë...

Kush janë lojtarët më të kërkuar me kosto zero në futbollin europian (lista)

Merkatoja është ende në gjysmë të saj. Ka ende plot opsione për klubet e të gjitha niveleve. Më poshtë po përmendim disa nga emrat...

Tragjedia la bosh një shtëpi/ Shuhet familja e biznesmenit pas rrëzimit të avionit

Një biznesmen i njohur i çelikut dhe anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht, kur avioni me dy motorë në të cilin udhëtonin u...

Lajme të tjera

Web TV