Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës “peng” i negociatave me BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 31 dhjetor hapet tërësisht për qarkullim unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar. Po brenda dhjetorit pritet të përfundojë edhe tuneli i Murrizit, ndërsa rruga e Arbrit dorëzohet përfundimisht në mars të vitit të ardhshëm.

Për Bypassin e Tiranës, (Kashar-Vaqarr-Mullet), ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se po negociohet ende me Bashkimin Evropian për financimin me grant dhe kredi, pasi kostoja e projektit është rritur në 240 milionë euro.

“Nga momenti i aplikimit ku çmimet ishin të ulëta dhe deri tek aprovimi i projektit nga BE, çmimet janë rritur dhe për këtë arsye është rishikuar kostoja nga BERZH ku vlera e projektit u rrit me 30%, por kjo ka ndikuar në uljen e grantit. Këtë e kam diskutuar me BE sepse është shumë shqetësuese. Koha e negocimit të projektit është shumë e gjatë dhe na ndikon” tha ministrja në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese.

Për vitin 2025 kur pritet të nisin punimet për Bypassin e Tiranës  janë siguruar deri më tani vetëm 25 milionë lekë (250 mijë euro) në formë granti, dhe nëse nuk arrihet marrëveshja, kosto do përballohet nga buxheti dhe kredi në banka ndërkombëtare.

Para sezonit veror do të dorëzohet përfundimisht edhe tuneli i Llogarasë, kalimi në të cilin do të jetë me pagesë 5 euro, ndërsa pjesë e buxhetit për vitin 2025 do të jetë ndërtimi i rrugëve lidhëse me tunelin. Rruga pa pagesë për qytetarët do të jetë nga Parku i Llogarasë.

Këtë muaj pritet të firmoset kontrata për segmentin tjetër të korridorit Blu, Thumanë-Lekaj, dhe brenda vitit do shpallet gara për Milot-Balldren. Edhe gara për portin e ri tregtar në Porto Romano do të rihapet përsëri.

Lexo edhe :  Tedi Blushi i kthen përgjigje Kryemadhit: "Dëgjova disa aludime, por nuk harxhoj energji"

Në total Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2025 arrin në 74 miliardë lekë ose 740 mln euro ku ‘pjesën e luanit’ e marrin rrugët rreth 334 milionë euro./e.t

Të fundit

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë...

Lajme të tjera

Web TV