“Berisha i ka ditët e numëruara”, Beqiri “plas” bombën: Meta në këmbim të parave….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri thotë se Ilir Meta, gjatë kohës që ishte president, pajiste me pasaporta shqiptare dhe dekorata persona që nuk ishin shqiptarë të Kosovës, në këmbim të shumave të majme parash.

“Petrit Vasili i dha 70 milionë euro para publike dajës së vet kur ishte ministër i Shëndetësisë. SPAK po merret me këtë dosje. Siç do të merret me aferat më kriminale të dhënies së shtetësisë shqiptare dhe pasaportave të shqiptarëve të Kosovës dhe qytetarëve të tjerë që nuk ishin shtetas shqiptarë kundrejt pagesave të majme. Apo dhënien e dekoratave me shuma të konsiderueshme lekësh.

Këta e dinë që janë në një thes dhe lumi po ecën, po merr përpara të tërë ata që kanë bërë krime. Janë bërë grusht i bashkuar rreth Saliut, sepse i ka ditët e numëruara nga burgu. Do ta çojë në burg 21 janari, vrasja e tropojanëve, Gërdeci, për një mëri aferash dhe deri te 3 mijë të vrarët që u grabiti shqiptarëve mbi 3 miliardë dollarë nga kursimet dhe më pas i vrau.

Këta tashmë e dinë që e kanë jetën skëterrë përpara dhe po mundohen me mish e thua dhe me këto mjete kriminale që të rezistojnë dhe të largojnë SPAK apo organet e tjera ligjzbatuese nga vetja e tyre, që të zvogëlojnë forcën goditëse.”, u shpreh avokati./  S,M

Të fundit

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i kënaqte të gjitha palët. Tashmë...

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e...

Lajme të tjera

Web TV