Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia deklaroi për mediat se reagimi i policisë ishte joproporcional.
Sipas tij, qytetarët sot protestojnë për korrupsionin e përhapur kudo dhe për krimin që po bën namin në vend.
Shumë qytetarë janë përballë zgjedhjes ekstreme, për të qëndruar ose ikur nga vendi. Korrupsioni në vend bën namin, duke avulluar 400 mln euro pa ofruar shërbime. 170 mln euro janë harxhuar për Tunelin e Llogarasë, janë paratë e pafundme të harxhuara në Thumanë-Kashar.
Krimi ka marrë hov të madh në vend. Kanë ardhur në Tiranë edhe protestues nga Shkodra, por edhe nga Lezha e zona të tjera. Qytetarët duan që Shqipëria të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni”, deklaroi Spahia./ S,M