Me luhatjen e temperaturave është shtuar qarkullimi i gripit dhe virozave të tjera. Rreth 11 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë ne spitale e qendra shëndetesore. Ndërsa shumë të tjerë janë trajtuar në kushtet e shtëpisë.
Sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini virozat kanë prekur çdo moshë. Ato që po dominojnë janë infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
“Predominojnë infeksionet respiratore të sipërme që janë në nivelin 7800 raste në raport me ato të poshtme në nivelin 3500 raste. Në bazë të survejancës së integruar sigurisht që kemi evidentuar qarkullim të gripit të tipit A, por dhe Covid raste sporadike.
Rajonet që kanë dendësi më të madhe të popullatës, aty kemi dhe rastet më të shprehura. Këtë vit jemi pak më hershëm duke evidentuar qarkullimn e gripit, sigurisht nga eksperienca dhe në kuadër të ekspertizës, janar-shkurt përkon dhe me pikun e sezonit.”
Pas pandemisë mjekët thonë së shumë viroza janë shfaqur me agresive. Po zgjasin më tepër në kohë dhe po japin temperaturë të lartë.
Tek më të vegjlit shefi i Urgjencës së Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” thotë se ka pasur raste dhe të mbivendosje së infeksioneve./ S,M