Moti i keq ‘gjunjëzon’ vendin fqinj, pamjet katastrofike nga përmbytjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia “Bora” ka ‘zbarkuar’ në Greqi, duke shkaktuar përmbytje katastrofike në disa ishuj të vendit. Moti i keq me reshje të dendura shiu nisi mbrëmjen e së premtes, ndërsa ditën e djeshme (30 nëntor) shënoi kulmin. Siç raportojnë mediat greke ishujt e prekur nga moti i keq janë Limnos, Tinos dhe Rodos.

Në ishullin e Limnos raportohet për dy të vdekur nga përmbytjet, ndërsa dëmet materiale që ka shkaktuar shiu janë të mëdha, shkruan protothema.gr. Raportohet për dëme të mëdha në banesa, dyqane dhe infrastrukturë. Zona e Kontias duket se është goditur më rëndë, me banorët që flasin dëme të shumta në pronat e tyre, megjithatë shumë banesa u përmbytën edhe në zona të tjera, ndërsa tokat bujqësore u zhytën në ujë.

Autoritetet në Limnos u kanë dërguar mesazh paralajmërues banorëve, të cilëve u kërkohet të shmangin lëvizjet në disa rrugë të ishullit për shkak të përmbytjeve. Nesër 2 dhjetor shkollat në Limnos do të jenë të mbyllura, sipas autoriteteve lokale.

Autoritetet e kanë shpallur ishullin në gjendje alarmi dhe kanë nisur operacionet për të rivendosur dhe mbështetur të prekurit. Ekipet e Bashkisë, Zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile po operojnë në vendet më të prekura, ndërsa ushtria është mobilizuar për të forcuar përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit/K.B

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV