Stuhia ‘Bora’ goditi Greqinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në dy ishuj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendje të jashtëzakonshme ka shpallur qeveria greke për ishujt, Rodos dhe Limnos pas valës së motit të keq me emrin ‘Bora’ që goditi shumë zona të vendit me reshje të vrullshme dhe erëra të fuqishme.

Në Rodos ende banorët pastrojnë shtëpitë e përmbytura, rrugët me baltë, bizneset dhe makinat janë dëmtuar, ura janë shembur dhe pjesë të mëdha të rrjetit rrugor janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë ka shkuar në tre numri i viktimave të shkaktuara nga moti i keq që preku kryesisht përveç ishujve të Rodosit dhe Limnos edhe gadishullin e Halkidikisë. Në zonën e Sithonisë është gjetur pas 8 orësh i vdekur një 48 vjecar, i cili ka humbur jetën nga hipotermia pasi rrëshqiti dhe mbeti brenda në makinën në një kanal me ujë kur rruga u përmbyt.

Sipas mediave greke, vetëm brenda 40 orëve të fundit , shërbimi zjarrfikës iu përgjigj gjithsej 3024 thirrjeve në lidhje me motin ekstrem, ku shumica e thirrjeve për ndihmë vinte nga Rodosi, Selaniku dhe Halkidhikia.

Në shumë komuna të kësaj zone, ka shtëpi dhe dyqanet ende të përmbytura, ndërsa balta dhe materialet inerte kanë përfunduar mbi rrugë dhe mbi makina. Në Selanik ka ende probleme me furnizimin me energji elektrike dhe disa rrugë janë të përmbytura./e.t

Të fundit

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”,...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Lajme të tjera

Web TV