“Berisha po i frikëson të gjithë”/ Çupi zbulon detajet: Ja cilat janë dy planet e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthimi i Berishës ditën e sotme në parlament nuk ishte aq ‘i tmerrshëm’ saç pritej nga audienca.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se Sali Berisha po ngre iluzione dhe po i kërcënon të gjithë me ardhjen e tij.

Sipas çupit, Berisha ka dy plane, atë të kthimit në PD dhe planin për të ardhur në krye të shtetit.

“ Ka shumë njerëz që kanë qenë entuziast dhe është kontribut i gjykatës speciale. Njerëzit janë me besim te drejtësia sepse s’kanë kë besojnë tjetër. U rikthye sepse gjykata mori një vendim të diskutueshëm, të korigjueshëm dhe realisht të pavlerë, por njerëz ashtu e analizojnë. Perceptimi nuk shkon deri në pikën ju bind apo jo gjykatës, ai ishte në arrest. Mbi këtë iluzion Sali Berisha ngre iluzionin tjetër që unë erdha dhe do më keni këtu sa të dua unë. I kërcënoi të gjithë, kërcënoi shtëpinë e vetë, partinë. Në rikthimin e tij ka dy plane:

Plani I kthimit në PD dhe plani tjetër i nënkuptuar për të ardhur në krye të shtetit, në krye të viktimave të tij.

Berisha është problematik në karakter në formim, por ai e tha me fuqi shumë të madhe që ky popull do sundohet sërish nga unë. Problem është se pa asnjë atribut, të drejte ai kërcënon popullin e Shqipërisë se unë do t’ju vijë prapë në krye, frikëson kundërshtarët dhe të tijët të cilët skanë parë ditë të mira me Berishën. Ky është përsëri një iluzion sepse ka ardhur dy herë.

Sa shumë njerëzit mund të bien në iluzionet e tij. Maxhoranca ska pse të ndihet e lumtur kur populli I tij vuan nga një makth që quhet Berishë./E.T

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV