Sot votohet nen për nen buxheti i vitit 2025/Berisha rikthehet pas 11 muajsh në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Kuvend do të kalojë për votim nen për nen buxheti i vitit 2025, i cili parashikohet të mbledhë në arkën e shtetit 7.5 miliard euro.

Në këtë seancë të rëndësishme, do të rikthehet pas 11 muajsh edhe kreu i PD-së Sali Berisha, i liruar nga arresti shtëpiak ditë më parë.

Berisha do të gjejë disa ndryshime në sallë, të ndodhura gjatë kohës që ishte në izolim në shtëpi, kur për deputetët vendoste Bardhi. Një prej tyre lidhet me Lulzim Bashën, që deri në shtator e ka pasur para vetes, në rreshtat e parlamentit. Në këto muaj që kanë mbetur deri në zgjedhjet, Berisha do e ketë Bashën të distancuar, dy rreshta pas tij, pas zhvendosjes që i bëri kreu i grupit parlamentar demokrat.

Në krah të kreut të PD do të jetë deputetja Albana Vokshi dhe Eralda Banon, dikur pjesë e grupit Basha, por e rikthyer në selinë e PD-së për herë të parë që prej qershorit, të hënën e javës që shkoi, ndërsa demokratët përgatiteshin për të bllokuar rrugët e kryeqytetit. Jo larg tij do të vijojë të qëndrojë dhe Flamur Noka, që kreu i demokratëve ia besoi selinë blu, në mungesë të tij.

Seanca e kësaj të marte pritet të jetë e zhurshme ndërsa gjatë miratimit nen për nen të projekt/buxhetit demokratët do të kërkojnë që të përfshijnë dhe 30 amendamentet e tyre, listë që kryesohet prej kërkesës për vendosjen e minimumit jetik 200 euro./   S.M

Të fundit

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti...

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për të na kthyer vite pas...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Lajme të tjera

Web TV