DPA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me simotrën e Malit të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Arkivat Shtetërore të Malit të Zi kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që i hap rrugën shkëmbimit të dijeve, përvojave dhe dokumenteve me interes të ndërsjellë.

Në këtë ceremonial të mbajtur në Cetinjë, ishin të pranishëm Drejtori i Përgjitshëm i Arkivave, Ardit Bido, homologu i tij malazez Danilo Mrvaljević, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Znj. Zhaklina Peto, përfaqësues të tjerë diplomatikë dhe të ftuar. Në fjalën e tij përshëndetëse, Mrvaljević theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke e konsideruar si një mundësi të shkëlqyer për intensifikimin e shkëmbimit të dokumentacionit dhe të informacionit midis dy vendeve. “Kjo marrëveshje do të kontribuonte në pasurimin e të dyja arkivave, duke lehtësuar qasjen dhe ruajtjen e dokumenteve historike. Është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale të punonjësve të arkivave, shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e menaxhimit të arkivave në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky bashkëpunim do të nxisë gjithashtu hulumtimet historike dhe do të krijojë mundësi për projekte të përbashkëta në fushën e ruajtjes dhe dijes historike”, tha Mrvaljević.
Në fjalën e tij të rastit, Bido u shpreh se në sajë të kësaj marrëveshjeje synohet t’i jepet një hov zhvillimit të arkivave bashkëpunëtore, në mënyrë që të arrijnë standartet ndërkombëtare. “Është kënaqësi të jem në Cetinjë për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, një vend fqinj dhe mik. Bashkëpunimi do të zhvillohet në nivelin administrativ, kulturor dhe të marrëdhënieve të punëve të jashtme. Më herët këtë vit, u mblodhëm në Tiranë me krerët e arkivave të Ballkanit, pas një periudhe të gjatë mungese në një forum, si pasojë e disa parakushteve problematike. Përballemi me të njëjtat sfida. Vendet në zhvillim, ato jo plotësisht të zhvilluara, ose plotësisht të zhvilluara sipas standarteve ndërkombëtare, por jo të zhvilluara aq sa vendet perëndimore, nuk i shohin arkivat në potencialin e tyre të plotë. Pra, ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri, për të shkëmbyer dijebërjen, me qëllim përsosjen e arkivave”, tha Bido.

Lexo edhe :  Lajm i mirë! Pensionistët shqiptarë do të marrin pension të 13-të!

Ndërkaq, ambasadorja Peto e cilësoi marrëveshjen e bashkëpunimit, si një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes historike dhe kulturore të dy vendeve. “Firmosja e kësaj marrëveshjeje mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Arkivave Shtetërore të Malit të Zi, përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes sonë historike dhe kulturore. Ky bashkëpunim nuk është veçse një akt formal, por një testament i angazhimit tonë të përbashkët për të ruajtur, promovuar dhe shkëmbyer pikëpamjet tona. Arkivat janë kultesa kolektive, një reflektim i historisë dhe i identiteteve të vendeve tona, që kanë ndarë një marrëdhënie fqinjësie dhe miqësie”, tha Peto.

Marrëveshja dypalëshe motivohet nga aspirata për bashkëveprim mes dy institucioneve arkivore simotra. Në bazë të parimit të reciprocitetit, DPA-ja dhe simotra malazeze ndërmarrin shkëmbimin e specialistëve, në funksion të kryerjes së kërkimit të përbashkët dhe studimit të materialeve arkivore pa pagesë. Kjo marrëveshje ka një vlefshmëri të pacaktuar dhe mund të ndërpritet, në varësi të vullnetit të palëve, pa ndikuar në vijueshmërinë e projekteve në proces zbatimi.

Në qershor të këtij viti, në kuadrin e aktiviteteve që u mbajtën me rastin e 75-vjetorit të themelimit të saj, DPA-ja nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Shtetëror Arkivor të Ukrainës, duke siguruar shkëmbimin e dokumentacionit që hedh dritë kryesisht mbi rolin e mërgatës shqiptare në Odesë, gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Po ashtu, formalizoi bashkëpunimin me Arkivin e Bosnjes dhe Hercegovinës, për të patur qasjen mbi dokumentet lidhur me veprimtarinë e komunitetit shqiptar të atjeshëm.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV