“Si në kohën e Koçit”/ Kongresi i parë i PPSH-së dhe raporti i Tuk Jakovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kastriot Kotoni

Zakonisht kohët ndonjëherë marrin edhe emrin e perandorëve mbretërve, princërve e princeshave, kontëve e baronëve dhe heronjëve, ministra e kryeministra dhe artista e sportista, prokurorëve dhe gjykatësve e kriminelëve, shkurt është, se ata marrin sinonimin e një epoke, apo ngjarjeje që ka lënë gjurmë të thella në memorjen e tyre e ardhur nëpërmjet historisë së shkruar. Çlirimi i vendit e gjeti Shqipërinë në kulmin e entuziasmit për të bërë atdheun e  mirëqenies sociale pa vargonjtë e shtypjes dhe të mjerimit. Kështu pushteti komunist i ardhur me grykën e pushkës do të merrte përsipër barrën e rëndë që të nxirrte vendin nga prapambetja social ekonomike me qeverinë që e kish zgjedhur nga mbledhja e Beratit. Zëvendëskryeministri dhe anëtari i Byrosë Politike, Sekretari Organizativ i Partisë Komuniste shqiptare dhe Ministri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe, njeriu më i fuqishëm në vend për gati tre vjet , krijoj një situatë tmerri dhe terrori të pashoqe. I ndikuar nga Partia Komuniste Jugosllave, ai shpalosi një platformë, ku kodiste kuadrot kryesore të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në orkestrën e tij të terrorit ai kishte Pandi Kriston, Vask Kolecin, Nesti Kerengjin. Pas akuzës së parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave  kundër Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë në pranverë të vitit 1947-të, akuza vinte në dukje se “Vija e Partisë Komuniste shqiptare po shtrëmbërohej dhe në të po kristalizohej një vijë e dytë antijugosllave”. Nga kjo arsye fillon grupi i Koçi Xoxes që të dal në pah duke nxitur anëtarët e Byrosë kundër Enver Hoxhës si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë. Në ushtri grupi i Kristo Themelkos dhe Pëllumb Disnicës u vu në shërbim të udhëheqjes jugosllave për të zevendësuar format e organizimit të stërvitjes së ushtrisë shqipatre me format e organizimit të stërvitjes jugosllave, me të ashtuquajturin “art special ushtarak jugosllav”. Ishte edhe akuza tjetër e jugosllavëve, se Partia Komuniste e Shqipërisë përpiqej të  lidhte marrëdhënie me Bashkimin Sovjetik dhe partinë e saj bolshevike.

Në datën 8-22 nëntor të vitit 1948, u zhvilluan punimet e Kongresit të I-rë të “Partisë Komuniste të Shqipërisë”, në qytetin e Tiranës. Në Kongres merrnin pjesë 563 delegatë me të drejtë vote dhe 299 delegatë me të drejtë vote konsultative, të zgjedhur demokritikisht nga organizatat e Partisë në gjithë Shqipërinë. Në Kongres asistonin delegacionet të Partive Komuniste Punëtore të Bullgarisë, Çekosllavakisë, Francës, Greqisë, Hungarisë, Polonisë dhe Rumanisë. Kongresit i erdhi telegram nga Partia Bolshevike e Bashkimit Sovjetik dhe parti të tjera.

Në raportin  e mbajtur në “KONGRESIN E PARË TË PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË”,  nga Sekretari për kuadrot i Partisë së Punës së Shqipërisë Tuk Jakova na duken me vlerë disa ngjarje dhe fakte të cilat na japin një tabllo të qartë për “kohën e Koçit” , si një fenomen politiko juridik. Tuk Jakova e fillon raportin e tij ndër të tjerat me fjalën pse është dashur të bëhet një analizë e partisë nën dritën e letrave historike dhe shpëtimtare të Partisë Bolshevike drejtuar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave. Tuk Jakova pasi bën një histori të shkurtër qysh nga fillimi i krijimit të Partisë Komuniste shqiptare, përmend krahas të tjerash, emrat e disa krerëve jugosllavë që kishin mbajtur qëndrime antishqiptare si Bllazho Jovanovi-çi, Vukmanoviç Tempo, Velo Stojniçi…. Deri në nëntor të vitit 1944 numëroheshin 2800 anëtarë partie dhe rreth 70 mijë vetë të armatosur. Sipas Jakovës . Velo Stojniçi përdori metodën puçiste, me frymë grupazhi e fraksioniste në përgatitjen e platformës së tij, që paraqiti në Pleniumin e Beratit. Aty u mbështet në shfrytëzimin e disa kontradiktave që ekzistonin në udhëheqjen tonë, në pakënaqësitë e disa udhëheqësve të Partisë sonë si Koçi Xoxe, Sejfulla Malëshova, Nako Spiru dhe Pandi Kristo etj. Velo Stojniçi nxiti me mjeshtëri trockiste oportunizmin e Sejfulla Malëshovës, ambicjen e shpirtin arrivist e karerist të Koçi Xoxes, ambicjet e shokut Nako Spiru, etj. Velo Stojniçi shpërtheu në një fushatë diskretitimi kundrejt Sekretarit të Përgjithshëm, shokut Enver Hoxha, duke u fshehur veten nën flamurin e marksizëm-leninizmit. Në Konferencën e Beratit filloj prapaskena me metoda fraksionistësh dhe trockiste në punët organizative të Partisë sonë. Sektarizmi dhe lokalizmi i grupit të Korçës u mbajtë gjallë nga Koçi Xoxe deri në mars të vitit 1948-të. Në shqyrtimin e tezave të Shokut Enver mbi revizionimin e e Beratit, shoku Nako pjesërisht i aprovoi këto teza, por u rezervua  të zbulonte prapaskenën e Beratit dhe pas shqyrtimit të këtyre tezave ai bëri kthesën e plotë dhe u solidarizua deri në fund me Sekretarin e Përgjithshëm. Koçi Xoxe dhe Pandi Kristo u amriqësuan me Nako Spirun pas revizionimit, se kështu forcoheshin pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm dhe bëhej më e pamundur realizimi i qëllimeve të tyre për spostimin e Enver Hoxhës, shkruan më tej Tuk Jakova. Një fakt interesant është se si Koçi Xoxe me anë të Sigurimit të Shtetit, para se të bëhej Pleniumi i VIII-të i Komitetit Qëndror kishte vënë nën survejim të gjithë anëtarët e Partisë, pa përjashtim. Koçi Xoxe së  bashku me Pandi Kriston iu vunë punës intensive për të mbledhur (gjoja) prova e fakte dhe fabrikuan shpifje kundër udhëheqjes së Partisë që ishin në listën e Jugosllavëve për t’u dënuar nga pleniumi i VIII-të si organizatorë të “fraksionit” në kokë të Partisë. Rezultatet e punimeve të këtij pleniumi ishin antimarksiste, antisovjetike dhe kundër Partisë e vëndit tonë. Në këtë mënyrë u transformua Partia në një aparat policor, ku sundonte frika e terrorri nga persekutimi i aparatit të Sigurimit të Shtetit dhe nga Koçi Xoxe, i cili ishte në krye të të gjitha këtyre veprimeve. Qenia e e Sekretarit organizativ të Partisë njëkohësisht dhe Ministër i Brendshëm është quajtur si formë antimarksiste e huajtur prej nesh, nga udhëheqja trockiste jugosllave. Koçi Xoxe u vu në pozita të privilegjuara dhe mundi të monopolizoi punën në duart e tij dhe spostoi rolin drejtues e Sekretarit të Përgjithsëm. Nën flamurin e ruajtjes së vigjilencës për ruajtjen e Partisë, Koçi Xoxe dha urdhër që të vihej nën kontrollin e Sigurimit e gjithë Partia. Më tej në raportin e Tuk Jakovës  jepen shembuj e fakte, se si njerëz intelektual nëpër dikastere hiqeshin nga puna për mosdaljen në punë vullnetare, hiqeshin komunistët nga partia për çështje krejt banale, sepse një shok ka haruar bllokun e tij të shënimeve, një tjetri i ishte e hequr e drejta e anëtarit të partisë sepse i kishte humbur triska e Partisë, të cilën në fakt ia kishte vjedhur Sekretari i Qarkorit të Rinisë. Një tjetri në Shkodër i është hequr vërejtje e rëndë nga Komiteti i Rrethit për arësye se ai kishte humbur rendin e ditës të mbledhjes së organizatës. Më datën 19 mars 1948, komunisti Shyqyri Myftari , rreshter i Sigurimit nga Konispoli, vret veten me gjakftohtësi të madhe për arsyen e trajtimit të keq që iu bë nga superiori i tij. Shoku Mihal Lako kumunisti më i vjetër është përjashtuar nga Partia, vetëm për ambicjen e Koçi Xoxes dhe Pandi Kristos. Më datën 28 korrik 1948, shoku Sami Buxheli, anëtar Partie dhe oficer i Sigurimit, vrau veten. Arsyet dhe rrethanat e vetëvrasjes së tij janë dhënë në një letër që ai i shkrojti Komitetit Qëndror të Partisë sonë atë ditë që vrau veten, shtjellon më tej në raportin e tij Tuk Jakova.

Lexo edhe :  Mehmet Shehu, pikëpyetjet mbi vdekjen e një kryeministri

Një shok tjetër komunist të vjetër dhe që ka luftuar trimërisht, është dalluar gjatë luftës N.ÇL. për vendosmëri dhe besnikëri ndaj Partisë, ka qenë Komandant Batalioni, Komandant Brigade, Komandand Divizioni i Ushtrisë sonë. Gjatë vitit 1947, çuditërisht Koçi Xoxe filloi ta quante këtë shok njeri të rrezikshëm deri sa i bëri presion Shtatmadhorisë të Ushtrisë që ta hiqnin shokun nga Komandant Divizioni dhe e nxorrën në lirim vetëm me konsideratën e Koçi Xoxes si “element i rrezikshëm”, pa asnjë arsye dhe fakt konkret. Siç vazhdon më tej Tuk Jakova në raportin e Kongresit të Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë – Ka qindra shëmbuj të tilla, ku Koçi Xoxe shprehte këtë politikë kuadri personale, për të mbajtur nën presion kuadrot e ngritur dhe të arsimuar dhe përkrahte vetëm njerëzit që i jepnin garancinë e nënshtrimit të plotë ndaj tij.

Në fjalën e mbajtur nga Mehmet Shehu në këtë kongres si Sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë, të bën përshtypje terminologjia e përdorur nga ai kundrejt Koçi Xoxes. Ja si e sistetizon figurën e Koçi Xoxes:– Në këtë mënyrë Koçi Xoxe u bë tiran i pashpirt i popullit dhe i Partisë dhe bëri që anëtarët e Partisë sonë heroike, fatosat e Luftës Nacional Çlirimtare, ata që s’kishin kujtuar kurrë vdekjen, kur hidheshin në sulm me bomba dore mbi armikun, ata që nuk kishin njohur kurrë frikën që ishin bërë tmerri i okupatorëve e i tradhëtarëve, të mposhteshin për një kohë, të jetonin nën frikën e “gogolit” të Partisë së tyre, për të cilën ata s’kishin kursyer jetën e tyre dhe që ishin dhe janë kurdoherë të gatshëm të japin 100 herë jetën për Partinë, dhe Partia të jetonte kështu nën hijen e fantazmës trockiste-Koçi Xoxe. Faji kryesor për këtë gjendje të tillë i bie Koçi Xoxes në Partinë tonë, por na bie edhe ne të gjithëve.—Organet e Sigurimit të Shtetit, duke zbatuar urdhërat e Koçi Xoxes, në shumë raste kanë shkelur ligjet e shtetit dhe kanë vepruar në mënyrë arbitrare. Kjo veprimtari e paligjëshme ka dëmtuar Partinë dhe popullin. Gjithë organet e Sigurimit të Shtetit japin llogari para Ministrit të Brendshëm dhe ky i fundit jep llogari përpara qeverisë. Në këtë mënyrë  aparati i Sigurimit të Shtetit kontrollohet nga Partia, vetëm me anën e qeverisë, të cilën ajo e udhëheq. Metodat e punës dhe rrjeti i Sigurimit janë tepër sekrete dhe kontrollohen vetëm nga Komiteti Qëndror. Më tej në raoportet e Bedri Spahiut dhe Gogo Nushit flitet për rifreskimin e anëtarësisë së Partisë dhe çështje të ekonomisë pas goditjes që iu bë grupit të Koçi Xoxes me Pandi Kriston. Një një paraqitje e “PROJEKT-STATUTIT TË PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË”, mbajtur nga ana Tuk Jakovës në rreth 30-të faqe. Dhe mbyllet me “REZOLUCIONIN E KONGRESIT TË PARË TË PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË”.

Emrat në çdo kohë dhe fenomenet që ato lenë pas hyjnë në histori me personifikimin e tyre si të thuash me vulën e kohës. Pas 34 vjetësh themi: Koha e Ramizit, e Saliut të parë e të dytë, koha e Nanos së parë e të rikthimit të tij, të Ilir Metës dhe Edi Ramës me bëmat e gjëmat të cilat nuk harrohen kollaj nga mendja e njerëzve.

Të fundit

Politika nuk i njeh më shqiptarët!

Nga Ben Andoni Luksi i një pjese jo të vogël të politikës sonë dhe mënyra sesi ulin armët e sherrit,...

“Kam ndjekur zhurmën për Parashqevi Simakun…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit

Nga Jonila Godole Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të...

Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, tregu valutor sot

Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.9 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 97.9 lekë, ndërsa në...

Çupi: E kanë kthyer në “madam” Berisha, por është njeriu më i rrezikshëm i vendit

Analisti Frrok Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News, Çupi e...

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë obligacione 20-vjeçare në 2025

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin 2025 obligacione me maturim 20 vjeçar. Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë ankandin...

Lajme të tjera

Web TV