Zgjedhjet 2025/ Berisha urdhër strukturave: Krijoni “librin e zi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha u kërkoi kryetarëve të degëve që të krijojnë ‘listën e zezë’ të të gjithë punonjësve të shteti.

Berisha tha se do të bëjnë cdo përpjekje që të identifikonë përpjekjet që implikon shtetin në manipulimin e zgjedhjeve brenda apo jashtë vendit.

Sipas tij, çdo punonjës shteti që shkel ligjin jo vetëm që do largohet nga puna, por edhe do të ndëshkohet për krim elektoral.

“Çdo degë duhet ta ketë përparësi absolute, listat e votimit, grupin e punës dhe identifikimin e të gjithë votuesve që nuk janë në Shqipëri. Votues jashtë vendit janë më shumë se brenda vendit.

Ne do bëjmë gjithçka për procedurën më transparente të votimit të tyre. DO bëjmë gjithçka për identifikimin në çdo përpjekje që implikon shtetin në manipulim qoftë më votuesit jashtë qoftë brenda. Do të krijoni librin e zi, të punonjësve që shkelin ligjin, të mësuesve, të drejtorëve të shkollave që shkelin ligjin. Ta dinë që do ndëshkohen për krim elektoral, jo do ikin nga puna se ajo nuk diskutohet, por do ikin të ndëshkuar për krim elektoral.

Ne do qëndrojmë ndaj krimit elektoral me forcën më të madhe. Secila degë të ketë librin e zi. Shteti elektoral është shteti i krimit më të madh kushtetues. Ai nuk duhet të ekzistoje kurrë, shteti elektoral është shteti i diktaturave. Nuk duan të tërhiqen, le të mos tërhiqen, por pasojat do jenë shumë të rënda pas zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Sali Berisha./   S,M

Të fundit

Sistemi sekret që përdor Hamasi për të shpërndarë pagat e qeverisë

Pas gati dy vitesh lufte, aftësia ushtarake e Hamasit është dobësuar rëndë dhe lidershipi i tij politik është nën...

Arsyet për burgosjen pa fund: Pse Gjykata e Hagës e mbajti sërish Thaçin në qeli

Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e...

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke reflektuar katër vendime të...

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se...

Lajme të tjera

Web TV