Korçë/ Zhduket pa lënë gjurmë 16 vjeçari, e ëma denoncon rastin në polici

Një 16 vjeçar me inicialet A.A, nga qyteti i Korçës ka rezultuar i humbur, pasi familja e tij nuk ka asnjë gjurmë dhe as kontakt mbi vendodhjen e tij.

I larguar pesë ditë më parë nga banesa, i riu nuk ka njoftuar familjarët të cilët kanë ngritur menjëherë shqetësimin duke denoncuar rastin në polici. Nëna e të miturit Ermelina Mustafa thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qënë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedin penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari.

I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.

“Të hënën është larguar, nuk e di arsyen, por i erdhi fleta e gjyqit dhe ai u tremb. Ne e kemi kërkuar. Ditën e mërkurë kam bërë denoncimin. E kemi kërkuar tëk të gjithë njerëzit, por ende asgjë. Nuk e di ku mund të jetë, por mund të jetë jashtë Korçe.”, tha e ëma.

Largimi i të miturit nga banesa është bërë pasi i ka ardhur njoftimi se duhej të paraqitej në seancën e parë në gjykatë, si autor i dyshuar i vjedhjes së një celulari.