Shembet ura e Babrroit në Tiranë në kuadër të punimeve për “Unazën e Madhe”

Është hedhur në erë pak minuta më parë ura e Babrroit në Tiranë. Nga burimet paraprake mësohet se shpërthimi është bërë në mënyrë të kontrolluar,në kuadër të punimeve që po kryen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” në Tiranë.

Shpërthimi ka zgjatur vetëm pak sekonda, ndërsa banorët e zonës ishin njoftuar për këtë proces. Sakaq, policia ka krijuar një perimetër sigurie duke mos lejuar lëvizjet në zonë, me qëllim garantimin e sigurisë.

Punimet për “Unazën e Madhe” po ecin me ritme të shpejta dhe plani, siç ka konfirmuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është të përfundojë deri në fund të këtij viti.

/E.S