Takimi i PL-së në Skrapar/ Meta nga burgu: Do t’i japim zgjidhje të gjitha problemeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta edhe pse pas hekurave ka postuar një mesazh falenderues pas takimit të përfaqësuesve të partisë së Lirisë me strukturat drejtuese në Skrapar.

Kreu i PL-së, Meta shkruan në “Facebok” se këto 12 vite mashtrime nga “Rilindja” duhet të ndëshkohen masivisht më 11 maj.

Meta premton se prioritete e PL-së do t’i japin zgjidhje të drejtpërdrejtë problemeve më të mëdha që ka sot Skrapari. “Ditë pranvere në Skrapar!

Falenderim dhe mirënjohje për drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët qëndrestarë dhe patriotë të Partisë së Lirisë që provuan sot se krenarinë e skraparlinjve nuk e kanë thyer dot as pushtuesit më të egër dhe jo më sorrat e pabesa të “Rilindjes” të kalbur në themele e çdo qelizë të saj të kriminalizuar dhe të korruptuar.

12 vjet “Rilindje” mavi dhe mashtrime duhen ndëshkuar masivisht në 11 Maj dhe unë kam besim të plotë në përgjegjshmërinë e skraparlinjve për të ardhmen e vendit.

Pesë Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus i japin zgjidhje të drejtpërdrejtë problemeve më të mëdha që ka sot Skrapari sepse i japin fund shpopullimit të kësaj treve patriotike dhe me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim, përmes mbështetjes së fuqishme për bujqësinë dhe blegtorinë me pagesa të drejtpërdrejta, për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshëm, si edhe për pensionistët që aq shumë kanë kontribuar për zhvillimin e vendit.

Malet tona më të larta!”/    SM

Të fundit

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i...

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Aksident në Ballsh, makina përplas të miturën

Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S....

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u...

Lajme të tjera

Web TV