Andrea Marko analizon shortin: Grup ‘karakteri’ për Kombëtaren, ja si shkojmë në Botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja Shqiptare mësoi në Zyrih të Zvicrës kundërshtarët me të cilët do të përballet në kualifikueset e Kupës së Botës, duke filluar që në muajin mars e deri në nëntor të vitit 2025.

Goglat e shortuan skuadrën tonë në grupin K, aty ku do të luajmë përballë emrave si Anglia, Serbia, Latvia dhe Andorra. Një short i vështirë për një objektiv shumë madhor siç është prekja e një tjetër ëndrre ndërkombëtare si Botërori, pas përjetimit të dy Europianëve, atij në Francë (viti 2016) dhe në Gjermani (viti 2024).

Në një intervistë ekskluzive për Fjala.al, Andrea Marko, ish futbollist i Kombëtares në vitet ‘80-85 dhe i Dinamo Tiranës në vitet ‘75-’87, aktualisht trajner futbolli ka komentuar mbi rezultatet e këtij shorti duke ndarë dhe qëndrimet e tij se çfarë e pret Shqipërinë përballë “Tri Luanëve”, një rikthimi derbi ballkanik me Serbinë dhe me emra të lehtë në letër si Latvia dhe Andorra.

“Më duket grup i vështirë, e shprehur dhe në mimikën e presidentit Duka, por për mua shkalla e vështirësisë është përfaqësimi i ekipit tonë në fushën e futbollit”, shprehet fillimisht Marko i cili ndalet tek duelet më të forta: Dy skuadrat pretendente si Anglia dhe Serbia nuk besoj se mund të kenë shenja nënvlerësuese karshi ekipit tonë. Ndeshja e parë në Angli në mars besoj se mund të na krijojë një mënyrë tjetër refleksioni ndaj të mëdhenjve dhe një moment reflektimi ku historia nuk duhet të ndikojë. Ne s’duhet të besojmë shumë në matematikë me dy skuadrat e para në short, por të jemi praktikë për rezultat pozitiv në çdo ndeshje. Sa i takon ndeshjes me Serbinë, besoj se futbolli duhet të jetë larg politikës. Futbollistët tanë që luajnë, sidomos në Itali, i njohin mirë një grup lojtarësh serb, gjë që nuk imponon inferioritet karshi tyre. Ndeshjet janë të hapura për çdo rezultat. Sa i takon Letonisë dhe Andorrës, me pak përqëndrim dhe dëshirë, marim pikët maksimale.”

Ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk dhuruan shijen e pikëve që pritej prej dueleve të nëntorit në stadiumin “Arena Kombëtare”, aty ku skuadra jonë humbi përballë Çekisë dhe Ukrainës, çfarë rezultoi me rënien në një kategori më poshtë dhe rrezikut të një grupi të vështirë, risk që u bë fakt i kryer në shortin e së premtes së 13 dhjetorit. Lidhur me dështimin e kuqezinjve për të marrë pikët e vlefshme në këto takime, ish futbollisti i Kombëtares shprehet se Shqipëria e nisi mirë ndaj Ukrainës, por nuk ia doli ta mbyllë me të njëjtin hap.

Lexo edhe :  “Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

“Na la një shije jo të mirë dhe krijuam përshtypjen se ekipet që luajnë me ne krijojnë një raport superioriteti në fushën tonë. Në një kompeticion mund edhe të gabosh, qoftë në ndërtimin e formacionit, modulit të lojës në të dyja fushat, për mënyrën se si motivohet skuadra si dhe paraqitja e formës së futbollistëve.”

Ndërkaq, i pyetur për kampionatin shqiptar, nëse Sylvinho mund të afrojë lojtarë për kualifikueset e marsit dhe qershorit, Marko beson se të tillë futbollistë nuk mund të marrin përgjegjësinë për peshën që kanë objektiva të vështira. Në anën tjetër, ai vlerëson dhe punën e bërë nga trajneri brazilian, sipas të cilit, kur dikush punon nën presion, padashje mund të gabojë dhe kjo e faktuar sipas rezultatit. Ish mesfushori jep këshillat e tij se si mund të përmirësohet ky defekt për ta çuar ekipin drejt formulës së suksesit.

“Në ndeshjen me Gjeorgjinë dhe Ukrainën në fushën tonë duhet të besonte më shumë te Uzuni. I mungoi eksperienca e Cikalleshit si dhe agresiviteti para portës. Fillimi i ndeshjeve, përveç kujdesit kishte brenda një lloj inferioriteti. Zëvendësimet me vonesë dhe disa herë jo me lojtarët e duhur. Duhet të ndryshojë në eliminatoret pjesën e inferioritetit, duhet të stabilizojë formacionin me lojtarë në formë, duhet të rrisë besimin tek lojtarët si dhe përfaqësimi dy herë në finalet e Europianit mund të rrisë egon për Botëror”, shpjegon Marko mes të tjerash, teksa zbulon se kush mund të jenë dy futbollistët që mund të zgjidhin ekuacionin e liderit në përballjet e ardhshme: Rikthimi i Brojës dhe Gjimshitit si lider mund të sjellin premisa për ëndrrën.”

Në fund, trajneri ndalet tek revolucioni i skuadrës. Më herët, Klaus Gjasula, Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi dhe Odise Roshi njoftuan tërheqjen e tyre nga Kombëtarja, për ti hapur ciklin një tjetër brezi futbollistësh. Për Markon, nuk bëhet fjalë për spastrime, pasi numri i lojtarëve të afruar në ekipin kombëtar ka qenë i mjaftueshëm për të kryer një seleksionim cilësor, pa ndikim nga askush, e detajuar dhe justifikuar deri në detaje për çdo lojtar.

“Mund të afrohen lojtarë të perspektivës, qoftë nga moshat U-21, qoftë nga ekipe me eksperiencë në Europë. Shpresoj në një surprizë të ekipit kombetar në këto eliminatore”, përfundon fjalën e tij, ish futbollisti i Kombëtares, Andrea Marko.

/Ermal Spahiu/

Të fundit

Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Manastiret e Luginës së Drinos në vendin tonë janë pjesë e listës së 25 vendeve të rrezikuara të World...

Huthit kërcënojnë Izraelin: Nëse sulmoni Gazën para armëpushimit…

Udhëheqësi i Houthive të Jemenit ka kërcënuar se do të vazhdojë të kryejë sulme nëse Izraeli përshkallëzon sulmet në Gaza përpara se të zbatojë...

“Toyo” vendos qendrën europiane të prodhimit dhe shitjes në Serbi

Kompania e njohur e gomave të automjeteve, “Toyo”, ka zgjedhur Serbinë për qendrën e vet të prodhimit dhe shpërndarjes për Europën. Kryeministri serb. Milos Vucevic...

Vangjel Dule i kërkon Berishës, Vlorën

Ndërsa demokratët kanë premtuar se do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, Partia Demokratike do të kujdeset që të vendosë në listë të...

Neymar hedh poshtë transferimin në MLS, braziliazi kërkon kontratë të çmendur

Neymar raportohet se po refuzon të transferohet në MLS(Liga Amerikane e Futbollit). Braziliani 32-vjeçar është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij me...

Lajme të tjera

Web TV