FIFA “shpërblen” sportistët në prag festash/ Zbuloni “Më të Mirët” për secilën kategori

Pas ceremonisë kontroverse të Topit të Artë 2024, Çmimet më të mira të FIFA Football 2024, kanë përcaktuar fituesit për secilën kategori për sezonin 2023-204, për lojtarët, trajnerin dhe formacionin më të mirë.

Më pak se një muaj pasi u zbuluan kandidatët për çmimet më të mira të futbollit FIFA 2024, FIFA shpalli fituesit e çmimeve prestigjioze individuale në Aspire Academy në Doha, Katar. Edhe pse ceremonia është më herët se sa pritej, ajo u jep më të mirëve të sportit një dhuratë të hershme festash përpara se të fillojë pjesa e dytë e sezonit 2024–2025.

Përfituesit e çmimeve u votuan nga tifozët, kapitenët dhe trajnerët aktualë të ekipeve kombëtare dhe përfaqësuesit e mediave.

Vinicius Jr – Lojtari më i mirë për meshkujt.

Aitana Bonmatí – Lojtarja më e mirë për femrat.

Carlo Ancelotti – Trajneri më i mirë.

Emma Hayes – Trajnerja më e mirë.

Emiliano Martinez – Portieri më i mirë.

Formacioni i vitit: Martinez; Karvahal, Rudiger, Dias, Saliba, Belingham, Rodri, Kros, Yamal, Haaland, Vinicius.

/E.S