Konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, Lubonja: Propagandë e stisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja në ‘Opinion’ në News24 duke folur për konferencën e 3-të ndërqeveritare Shqipëri-BE ku u hap grup-kapitulli i 6 në negociatat me Unionin, u shpreh se të tilla konferenca i shërbejnë vetëm propagandës.

Lubonja theksoi se vërtet bëhen konferenca, vërtet firmosen ligje dhe konventa europiane, por këto nuk zbatohen.

“Ne po i ikim normave europiane, po shkojnë drejt një shteti kriminal, ne po largohemi gjithnjë e më shumë nga Europa”, tha Lubonja.

Analisti shkoi më tej duke thënë se zyrtarët e BE-së janë me dopio standarde, përdorin hipokrizi për shkak të atyre lobingjeve që bëhen.

 

“Kemi rastin e Italisë, e cila me kampet e emigrantëve në Lezhë e përdor Shqipërinë si gogol, pra iu thotë emigrantëve po erdhët këtu do ju çojmë në Shqipëri, ndërsa në anën tjetër hapen negociatat”, tha Lubonja.

 

Ai u ndal dhe tek problemet e Shqipërisë me ligjin dhe demokracionë duke kritikuar se vendi i është nënshtruar krimit dhe narko-shtetit.

Lubonja sqaroi se nëse Europa ecën me këto norma sikundër deri më sot, në 2030 nuk do të ketë Bashkim Europian. “Kemi politikanë hipokritë në njërën anë, kemi edhe partitë e ekstremit të djathtë që po fitojnë terren në vendet e BE-së. Kjo mund të çojë drejt shkrirjes së BE-së në 2030”, përfundoi analisti i njohur.

/E.S

Të fundit

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i...

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Lajme të tjera

Web TV