Kushton 356 mln €/ Çelet gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gara ndërkombëtare është e hapur dhe ne jemi shumë të sigurt se shumë kompani europiane do të jenë garuese ashti siç ka ndodhur më përpara”

Pas marrëveshjes së huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të firmosur në fillim të shkurtit, punimet për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit do të nisin së shpejti. Vepra infrastrukturore e gjatë 120 kilometër që lidh Shqipërinë me Malin e Zi pritet të përfundojë në viti 2029 me kosto rreth 356 milionë euro.

“Parashikohet që të ndërtohen apo të rikonstruktohen 12 stacione. Kjo hekurudhë do të ketë 12 ura dhe ka dhe një tunel të vendosur në zonën e Lezhës, një tunel me një gjatësi 320 metra. Nga ana tjetër, shpejtësia e kësaj linje hekurudhore parashikohet që të jetë 120 kilometra në orë”, tha Balluku.

Hekurudha do mund të përshkohet për 2 orë mesatarisht dhe nga ana tjetër do të ketë një fluks vjetor të 2.3 milionë pasagjerëve ose 900 mijë ton ngarkesa mallrash në vit.

“Vënia në funksion e linjës Vorë-Hani i Hotit pritet të jetë edhe me një impakt shumë të rëndësishëm social dhe ekonomik. Pasi në fazën e ndërtimit të kësaj hekurudhe parashikohet që të angazhohen për tu punësuar 1 mijë persona, ndërkohë që në fazën e operimit parashikohet që numri i punonjësve të jetë, vetëm në këtë linjë, 100 persona”, tregon ministrja.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në. vendin tonë, Silvio Gonzato i cili dha sinjale edhe për nisje të projektit , pjesë të “Korridorit 8”.

“Projekti i zgjerimit të linjave hekurudhore në rajon dhe transportit me mënyrat më miqësore ndaj mjedisit është në vëmendjen e BE. Mezi presim edhe çeljen e projektit të Korridorit 8. Presim zhvillimin e projektit në proces. Shpresoj që kjo linjë hekurudhore të përurohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse është ekologjike, i shërben zhvillimit dhe njerëzit lëvizin lirshëm dhe ekologjikisht”, u shpreh ambasadori.

Lexo edhe :  "Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje!"

Veç transportit të pasagjerëve dhe mallrave, hekurudha Vorë-Hani i Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV