Këngëtarja e njohur Eli Malaj, ka ndarë për herë të parë me publikun historinë e ndarjes së prindërve dhe sakrificat që ka bërë nëna e saj për t’i siguruar një jetë më të mirë fëmijëve. Eli ka rrëfyer se nëna e saj ishte vetëm 24 vjeçe kur u nda nga babai i saj. “Babai është martuar me një zonjë të mrekullueshme, bëri dy fëmijë, i rriti si drita, por nuk patëm fatin të njihnim njëri-tjetrin se janë rritur larg. Nuk jam e penduar, jetës kurrë nuk i dihet, por shyqyr që jam rritur me nënën”-tha ajo.
“Nëna ime ka një edukatë dhe është pak t’i thuash burrneshë. 24 vjeçe dhe mos t’u sjellë asnjë shqetësim fëmijëve, sepse fëmija nuk mundet të zgjedhë, s’ka forcë, s’ka takat, vetëm nëna ime e ka bërë. Nëna ime ishte zonjë, rriti dy fëmijë, ka shitur gjak, i binte të fikët në rrugë. S’e kam thënë asnjëherë në intervista, nuk është viktimizim. Kjo është çfarë kaloi nëna ime dhe nëna e shumëkujt, por sa nëna ka që vuajnë?!”-vijoi këngëtarja./e.t