Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan sot një takim për të diskutuar marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Në fokus ishte mbështetja e Shqipërisë në çështje kyçe shumëpalëshe dhe angazhimi për arritjen e objektivave të përbashkëta.

Në takim u shqyrtua progresi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës në procesin e reformës në drejtësi. Gjithashtu, u diskutua domosdoshmëria e forcimit të përpjekjeve kundër korrupsionit, si një prioritet për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Ky takim rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për të forcuar partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe për të adresuar sfidat globale e rajonale.

‘Alexander Kasanof dhe kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë në çështjet kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e objektivave të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë në integrimin në BE dhe rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit’, shkruan Ambasada amerikane në X./E.T

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV