“Mosbindja civile”/ Noka zbardh detajet: Ja çfarë do të ndodhë më 23 dhjetor në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në emisionin ‘Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se mosbindja civile e opozitës do të vazhdojë. Noka tha se PD ishte partia e qëndresës, ndërsa sot është partia që mbjell optimizëm te qytetarët.

Noka ka shmangur komentet lidhur me qëndrimet e administratës Biden në raport me Sali Berishën. “Ata kanë bërë gabime, ndaj edhe ikën nga pushteti”, tha Noka.

Deputeti demokrat tha se mosbindja civile i përfshin të gjitha. “Tirana do të jetë në duart e qytetarëve, Tirana do të bllokohet. Pikat janë të përcaktuara ku e gjithë Tirana do të jetë nga Zogu i Zi, Bashkia, Sheshi Wilson, Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe Ura te Rruga e Elbasanit. Ne do të jemi në sheshe derisa Edi Rama të njohë realitetet e reja”, tha Noka.

Ai u shpreh se paralelisht me mosbindjen civile, PD po përfundon programin e saj, që është  më i miri.

Lidhur me protestën e 23 dhjetorit, Noka tha se është mosbindje civile, një formë tjetër.

“Do të marrim të gjitha përgjegjësitë që na ngarkon Kushtetuta dhe vota e qytetarëve. Kur thuhet mosbindje civile nënkuptohen të gjitha. Do të ketë bllokim të gjithanshëm. Zgjedhjet e lira janë domosdoshmëri për shqiptarët, janë jetike”, tha Noka. Ai tha se nuk do të ketë fjalime./e.t

Të fundit

Petro Koçi tërhiqet nga gara zgjedhore:S’do jem në listë për deputet, por do punoj për PS

Petro Koçi është tërhequr nga gara zgjedhore e 11 majit. Deputeti socialist, përmes një reagimi në rrjetet sociale, deklaroi...

Pse njerëzit e pasur kanë filluar të mos vendosin më perde?

Në lagjet e pasura amerikane, është bërë gjithnjë e më e zakonshme të shohësh dritare të pambuluara, ku ambientet e brendshme bëhen të ekspozuara...

Ngjela për zgjedhjet e 11 majit: PS fitore të sigurt

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai...

Prag “lufte” për listat në PD / Berisha heq Tabakun dhe fut Topallin

Në limitin e kohës, KQZ regjistroi koalicionin e PD-së me 25 parti të tjera, kryesisht me partinë e Ilir Metës, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut dhe...

Pensionet me Italinë, procedura që duhet të kryejnë dhe ku bëhet aplikimi

Dekretimi brenda pak javësh nga Presidenti italian, Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Lajme të tjera

Web TV