Kategoritë dhe shuma / Zbardhet akti normativ, shpërblime edhe për administratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike.

Qeveria ka vendosur të shpërndajë 120 mln lekë, për shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe punonjësit e protokollit. Rishikimi i buxhetit në zërin e shpërblimeve, vjen në një kohë, kur për pensionistët po shpërndahet bonus individual me vlerë 100 dhe 150 euro, ndërsa një paketë e dytë ndihme do të jepet edhe në pranverë.

Ministria e Financave njofton se në fillim të vitit 2025, vëmendja shkon edhe për shtresat në nevojë, me 2.2 miliardë lekë që do të ndahen për disa prej kategorive sociale më vulnerabël. Konkretisht, do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, si dhe kujdestarët e tyre. Shpërblimi është një masë e cila ndihmon individët dhe familjet në shpenzimet e tyre të fundvitit.

PERFITUESIT

Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2024 me akt normativ, ku përveç bonusit të pranverës për pensionistët ka përcaktuar edhe shpërblim për një kategori të caktuar punonjësish të administratës. Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për “Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike”.

Burime bëjnë të ditur se në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti.

Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë Albcontrolit, ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki (Divjakë, Durrës, Gjirokastër, Pukë, Shkodër e Vlorë) për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”. Me këtë rishikim buxheti janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë siç janë shpërblimet apo kredinë për Albcontrol.

Lexo edhe :  Festat e fundvitit/ Nis monitorimin e çmimeve të tregut për produktet ushqimore

Edhe ky rishikim i ka dedikuar vëmendje të madhe transportit rrugor, fondet e të cilit janë rritur me 12.8 miliardë lekë. Referuar tabelave buxheti për transportin rrugor do të rritet nga rreth 29.3 miliardë lekë në 42.2 miliardë lekë. E nga ana tjetër janë shkurtuar fondet për bujqësinë me 453 milionë lekë. Por nga ana tjetër janë shkurtuar ndjeshëm fondet për institucionet, ku ndikim ka dhënë padyshim mos realizimi i shpenzimeve përgjatë këtij viti.

Nëse pritej që 95 institucione do të shpenzonin 430.9 miliardë lekë, tashmë pritshmëritë janë shkurtuar me 12 miliardë lekë, dhe deri më 31 dhjetor 2024 ato do të harxhojnë 418.9 miliardë lekë. Ky akt normativ nuk ka prekur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat për këtë vit planifikohet të arrijnë 714 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 771.3 miliardë lekë./    S,M

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV