Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 90 mijë emigrantë të regjistruar për votimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi bëri të ditur se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë 27 dhjetorit dhe më pas KQZ-ja do të ketë një raport përfundimtar për numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Më 26 dhjetor, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje tha se synonte që të zgjaste periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës deri të dielën. Por, mbledhja e KQZ-së dështoi për shkak se në të nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive opozitare.

 

 

Kosova do të mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt 2025.

Në këto zgjedhje, shtetasit e Kosovës jashtë vendit do të mund të votojnë edhe në ambasada dhe konsullata të Kosovës.

Më herët gjatë dhjetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se do të jenë 22 kuti postare në 22 shtete të ndryshme ku pjesëtarët e diasporës do të mund të votojnë. Ndërkaq, votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete.

Ku do të mund të votojnë emigrantët e Kosovës?

Qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë në këto shtete:

Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Mbretëri të Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Zvicër.

Lexo edhe :  Masakra e Reçakut/ Krimi më i rëndë i Serbisë në Kosovë, 26 vite pa ndëshkim

Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë për herë të parë janë përfshirë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata janë rreth 550.000 persona.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008./K.K

Të fundit

Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet e interesave

Banka e Shqipërisë kërkon të ulë sërish interesat e mikrokredive. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka propozuar disa ndryshime në...

Gjesti donte ta zgjonte nga gjumi, acarohet G-Bani tenton të godasë disa herë me grusht

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përveç debateve me tone të larta, nuk kanë munguar as tentativat për përplasje fizike mes banorëve. Një prej...

Hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se 650 milionë dollarë në kriptovaluta

Hakerët nga Koreja e Veriut vodhën rreth 659 milionë dollarë amerikanë të kriptovalutave në vitin 2024, sipas një deklarate të përbashkët nga Koreja e...

Karriera e saj muzikore, Aurela Gaçe: S’më janë bërë gjërat me një kërcitje gishtash

Aurela Gaçe ka rrëfyer shumë detaje në ‘Ftesë në 5’ pasditen e sotme. Ajo ka treguar për lidhjen e ngushtë me familjarët, raportin me ta...

Mbi 500 mijë euro në ditë!Ronaldos i propozohet kontrata e çmendur në Arabinë Saudite

Kristiano Ronaldo do të vazhdojë të jetë lojtari më i paguar në botë, me një diferencë të thellë me të gjithë të tjerët, kur...

Lajme të tjera

Web TV