Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë Fiorentinës, në ndeshjen e fundit për vitin 2024.
Nga një gol në secilën pjesë loje nga Kephren Thuram kishin bërë të pavlefshëm golin e barazimit të përkohshëm të Kean. Gjithçka dukej se po shkonte drejt një fitoreje që do të çonte Juven në vendin e 5-të. Por një gol i Sotil pak minuta para fundit të duelit, solli barazimin 2-2 që la të pandryshuar pozitat e dy ekipeve./ D.C