Ja kur është koha më e mire per te pirë kafe, sipas eksperteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe dhe sa konsiderohet e tepruar? Nëse pyesni një dashamirës të kafesë, përgjigja do të ishte: “Sa herë që keni nevojë ose dëshironi”.

Cila është koha më e mirë për kafe?

Kafja përmban kafeinë, një stimulues natyral. Kjo do të thotë se mund të nxisë metabolizmin duke rritur rrahjet e zemrës dhe harxhimin e energjisë. Prandaj është ideale të pini kafe në mëngjes, rreth 90 minuta pas zgjimit, për t’u sinkronizuar me ritmin natyral të kortizolit të trupit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nëse ushtroni në mëngjes, një kafe e zezë para stërvitjes mund të përmirësojë performancën dhe të nxisë djegien e yndyrës, ndërsa pas stërvitjes mund të mbështesë rikuperimin e muskujve.

Megjithatë, është më mirë të shmangni pirjen e tij menjëherë pas zgjimit dhe me stomakun bosh. Një kafe e mëngjesit në shtrat mund të nxisë prodhimin e acideve të stomakut, duke shkaktuar parehati. Filloni me një vakt të lehtë ose meze të lehtë para kafesë për të zvogëluar rrezikun e rritjes së niveleve të kortizolit, të cilat tashmë janë në nivelin më të lartë në mëngjes.

 

 

 

 

 

 

Kafe pasdite? Me moderim!

Pas drekës, nivelet e energjisë janë më të ulëta dhe një filxhan kafe në këtë pikë mund t’ju japë energji. Një kafe në orët e hershme të pasdites është më efektive sesa një kafe e vonë gjatë ditës.

Në mënyrë që kafeja të mos ju shqetësojë gjumin, është mirë të shmangni pirjen e saj pas orës 16:00, veçanërisht nëse keni vështirësi për të fjetur. Me një gjysmë jetë prej rreth tetë orësh, kafeina mund të qëndrojë në sistemin tuaj deri në orët e vona të natës, duke ndikuar në ciklin tuaj natyral të gjumit./K.K

Të fundit

Donald Trump do të përmbysë 80 vite të politikës së jashtme amerikane

Kritikët e Donald Trump shpesh e kanë akuzuar për paturpësi dhe izolacionizëm. Megjithatë, edhe para se të marrë detyrën më...

557 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, përkujtimi për heroin nis me “gjamën e burrave”

Aktivitetet nisën me ritin “Gjamës së Burrave”, një traditë që daton që nga koha e Lekë Dukagjinit, për të shprehur pikëllimin e thellë për...

Të martuar prej 64 vitesh/ Burrë e grua ndërrojnë jetë me 1 orë distancë nga njëri-tjetri

Nga Ortisei në Trentino Alto-Adige të Italisë vjen dhe historia prektës e burrë e grua, të martuar prej 64 vitesh, të cilët vdiqën nga...

Aktorja e famshme shkak i ndarjes së ish-presidentit Barack Obama me bashkëshorten?

Së fundmi, është raportuar gjerësisht se ish-Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama, ka vendosur të mos marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald...

Masakra e “Poklekut” në një libër, promovohet “Shtëpia me gjak në mure”

KUKES Shtëpia me gjak në mure’ është libri i sapobotuar i autorit e njëherazi ish-ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Hysenaj. Bëhet fjalë për masakrën...

Lajme të tjera

Web TV